Cristiano Ronaldo ka njoftuar të enjten pensionimin nga Kombëtarja e Portugalisë.
Ronaldo ka marrë vendimin pas telasheve që i pati në ndeshjet e fundit të Portugalisë pasi e braktisi kombëtaren që nuk u inkuadrua në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Norvegjisë.
Në njoftimin e tij në rrjetet sociale, Ronaldo ka thënë se ka ardhur koha që ta dorëzojë fanellën me numrin 7 duke pranuar se vendimi për t’u pensionuar nga Portugalia nuk ishte aspak i lehtë.
Prejse Ronaldo debutoi në vitin 2023, Portugalia u shndërruar në njërën prej kombëtareve më konkurruese në futbollin evropian.
Nën udhëheqjen e tij si kapiten, Portugalia fitoi Evropianin e vitit 2016 si dhe triumfoi dy herë në Ligën e Kombeve kurse rregullisht ka marrë pjesë në Kampionatet Botërore.
Në 234 paraqitje me fanellën e Portugalisë, Ronaldo shënoi 146 gola, dukeu u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares portugeze dhe në futbollin e kombëtareve në nivel botëror.











