TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Çka i sjellin Serbisë avionët francezë “Rafale”?

nga TËVË 1
11 muaj më parë
0
A A
Çka i sjellin Serbisë avionët francezë “Rafale”?

Avionët luftarakë "Rafale" të Marinës franceze në aeroplanmbajtësen Charles de Gaulle. Shkurt, 2020.

Një ndryshim strategjik me rëndësi historike dhe një tregues i frymës evropiane – kështu e përshkroi presidenti i Francës, Emmanuel Macron, marrëveshjen me Serbinë për blerjen e avionëve luftarakë francezë.

Me marrëveshjen me Francën për blerjen e 12 avionëve “Rafale”, Serbia, për herë të parë, do të ketë avionë perëndimorë për aviacionin e saj ushtarak.

Për ish-ministrin serb të Mbrojtjes, Dragan Shutanovac, ky është një sinjal se ky vend dëshiron të standardizohet me NATO-n sa i përket aviacionit ushtarak.

“Kjo është një pikë kthese për aviacionin tonë, si dhe një pikë kthese politike. Është, padyshim, mirë politikisht e edhe më mirë ushtarakisht”, thotë Shutanovac.

Serbia bashkëpunon me vendet anëtare të NATO-s përmes programit të Partneritetit për Paqe që nga viti 2006, por zyrtarët në Beograd këmbëngulin se vendi është ushtarakisht neutral.

Kur Ministria e Mbrojtjes e Serbisë njoftoi në muajin prill për negociatat me Francën për blerjen e avionëve “Rafale”, ajo tha se kjo nuk nënkupton ndryshim të orientimit ushtarak të vendit.

Shutanovac thotë se që nga fundi i viteve 1950 – kur në kohën e Josip Broz Titos, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dërguan një numër të caktuar avionësh luftarakë amerikanë – ish-Jugosllavia dhe më vonë Serbia zgjodhën kryesisht armë nga Lindja.

“Nuk ishte vetëm çështja e mbrojtjes së vendit, por, në njëfarë mënyre, edhe një sinjal politik, në të cilin gjendej praktikisht Jugosllavia në atë kohë, e më vonë edhe Serbia”, thotë Shutanovac për Radion Evropa e Lirë.

Viteve të fundit, Serbia u përball vazhdimisht me kritika nga Brukseli dhe Uashingtoni, për shkak të blerjes së armëve dhe pajisjeve ushtarake nga Rusia dhe Kina.

Sipas Ministrisë serbe të Mbrojtjes, ky vend, viteve të fundit, siguroi avionë modernë, sisteme raketore dhe elektronike, radarë dhe mjete luftarake nga vende të ndryshme, si: Rusia, Kina, Shtetet e Bashkuara, Spanja dhe Franca.

Blerje me vlerë gati tri miliardë euro

Blerja e 12 avionëve francezë dhe e mallrave dhe shërbimeve shoqëruese kap vlerën e 2.7 miliardë eurove.

Sipas presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, kjo është ndarja më e madhe e parave nga buxheti ushtarak i Serbisë.

Shutanovac, i cili është udhëheqës i Këshillit joqeveritar për Politika Strategjike në Beograd, beson se blerja e avionëve “Rafale” nuk është e diskutueshme, sepse Serbia “do të mbetej së shpejti pa aviacion luftarak, nëse blerja e avionëve të rinj nuk do të fillonte në kohën e duhur”.

Për të, vendimi për blerjen e këtyre avionëve është sa politik, aq edhe mbrojtës.

“Politik, sepse Franca, kohët e fundit, ka treguar një mirëkuptim shumë më të madh për Serbinë dhe interesat e saj. Nga ana tjetër, ata avionë janë të tillë që do të garantojnë sigurinë e qiellit mbi Serbi, në dekadat e ardhshme”, thotë Shutanovac.

“Nëse Serbia nuk do të kishte avionë të tillë në perspektivë, do të ekzistonte mundësia që qiejt tanë të mbroheshin nga dikush tjetër”, shton ai.

Sipas prodhuesit, avionët “Rafale” mund të kryejnë sulme ajër-tokë, si dhe sulme ajër-ajër dhe përgjime gjatë të njëjtit fluturim.

Në ueb-faqen e prodhuesit thuhet, gjithashtu, se avionët “Rafale” mund të fluturojnë pa u vënë re në hapësirën ajrore të armikut.

Nga kompanitë franceze, “Airbus Serbia” bleu helikopterë me vlerë 105 milionë euro, dy avionë transportues C-295 me një çmim prej 66 milionë eurosh, plus 15 milionë euro për pajisje dhe trajnim të pilotëve, si dhe 18 sisteme kundërajrore “Mistral” me 50 raketa.

Garanci se nuk do të përfundojë në “duart ruse”

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, këtë javë në Beograd, Macron dhe Vuçiq theksuan se marrëveshja për avionët “Rafale” vjen me garancitë se teknologjia e mbrojtjes perëndimore, nuk do të përfundojë në duart ruse.

“Të jeni të sigurt se ne bëmë gjithçka ashtu siç duhet, si me vendet e tjera që kemi bërë. Ka garanci dhe kam besim se ajo që e kemi vendosur, do të mbetet ashtu”, tha Macron.

Vuçiq tha se “për asgjë në botë, nuk do të ofronte transferim të teknologjisë”.

Serbia, që nga viti 2016, bleu në mënyrë intensive pajisje ushtarake dhe armë nga Rusia.

Prej se Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, ajo nuk bëri ndonjë kontratë të re për prokurimin e armëve, ndërsa disa nga dërgesat e mëparshme nuk i mbërritën, për shkak të luftës në Ukrainë.

Megjithatë, në shkurt, në Ditën e Shtetësisë, ajo shfaqi sistemin anti-dron për pengim elektronik, “Repelent”, nga Rusia, i blerë për nevojat e ushtrisë.

Atë sistem e prezantoi Vuçiq, i cili nuk specifikoi se kur është importuar, por tha se Serbia “e ka paguar shumë kohë më parë”.

Serbia nuk iu bashkua sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë nga Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera perëndimore, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Por, në të njëjtën kohë, ajo e dënon vazhdimisht agresionin rus dhe dërgon ndihma humanitare në Ukrainë.

Një “dëshirë e vogël” për t’u distancuar nga Moska dhe për t’u afruar me BE-në

Para Serbisë, avionë “Rafale” bleu Kroacia, e cila ndau rreth një miliard euro për 12 avionë të përdorur.

Nga vendet e tjera në afërsi të Serbisë, “Rafale” ka edhe Greqia.

Vuçiq e falënderoi Macronin dhe tha “se jemi të lumtur që bëhemi pjesë e klubit ‘Rafale’”.

Fakti që Serbia po bëhet pjesë e klubit “Rafale” për ish-ambasadorin serb në Francë, Radomir Dikliq, është një lëvizje që shpreh “dëshirën e vogël të presidentit Vuçiq për t’u distancuar pak nga Rusia dhe për t’u afruar me Perëndimin”.

“Në anën tjetër, kjo i përshtatet shumë Francës, jo vetëm ekonomikisht, por edhe politikisht, sepse tani po pozicionohet si një vend që ka ndikim të madh në Serbi”, thotë Dikliq për Radion Evropa e Lirë.

I pyetur se përse e konsideron si një dëshirë të vogël, Dikliq thotë se “Vuçiq nuk e formulon kurrë plotësisht qëndrimin e tij politik”.

“Ai gjithmonë lë një hapësirë boshe, ku mund të kthehet më vonë, për t’u ulur shpejt nga një karrige në tjetrën”, thotë Dikliq.

Vuçiq përsërit vazhdimisht se angazhimi strategjik i Serbisë është anëtarësimi në BE, por, gjithashtu, thekson se Serbia nuk do të heqë dorë nga lidhjet e saj të ngushta me Rusinë dhe Kinën, si dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në vitet para pushtimit rus të Ukrainës, Vuçiq mbajti lidhje të ngushta edhe me presidentin rus, Vladimir Putin.

Serbia i nisi negociatat për anëtarësim në BE në fillim të vitit 2014.

Megjithatë, grupin e fundit të kapitujve e hapi në dhjetor të vitit 2021, para luftës në Ukrainë.

Ngecja në proces ndodh kryesisht për shkak të mospërputhjes me politikën e jashtme të BE-së, e sidomos për shkak të mosvendosjes së sanksioneve kundër Rusisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Ne nuk votuam për ChatGPT”: Kryeministri suedez kritikohet për konsultimin e IA në marrjen e vendimeve

“Ne nuk votuam për ChatGPT”: Kryeministri suedez kritikohet për konsultimin e IA në marrjen e vendimeve

Suedia dhuron 1.2 miliardë dollarë ndihmë për ushtrinë ukrainase

Norvegjia, Suedia dhe Danimarka financojnë pakon ushtarake prej 430 milionë eurosh për Ukrainën

Trump kërcënon BE-në me tarifa 35% nëse nuk përmbush zotimin për investimin prej 600 miliardë dollarësh

Trump kërcënon BE-në me tarifa 35% nëse nuk përmbush zotimin për investimin prej 600 miliardë dollarësh

Trump paralajmëron tarifa të reja për Indinë për shkak të blerjes së naftës ruse

Trump paralajmëron tarifa të reja për Indinë për shkak të blerjes së naftës ruse

KQZ: Në shtator nis regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta

KQZ: Në shtator nis regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta

Trajneri i Spartas me lëvdata për Rrahmanin

Rrahmani sërish në ekipin e xhiros

Qendra për Menaxhim Kufitar publikon pritjet në pikat kufitare – deri në një orë pritje në Muçibabë

Mërgimtarët po hyjnë shpejt në Kosovë – pritjet deri në 20 minuta

Zbulohet pse Interi do të veshë fanellën e tretë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër PSG-së

Asllani refuzon kalimin te Sassuolo

Shehu pranë rinovimit të kontratës me Widzewin

Shehu pranë rinovimit të kontratës me Widzewin

Cakolli: Tërheqja e kërkesës nga Osmani s’e ndalon Kushtetuesen ta trajtojë çështjen

Cakolli: Tërheqja e kërkesës nga Osmani s’e ndalon Kushtetuesen ta trajtojë çështjen

Horsens synon huazimin e Hysenit

Horsens synon huazimin e Hysenit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X