Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të shkojë në Kuvend dhe të votojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çitaku ka theksuar se kanë mbetur vetëm pak orë për përmbylljen e këtij procesi, duke i bërë thirrje Kurtit dhe deputetëve që e kanë mbështetur projektligjin në lexim të parë që të jenë në Kuvend për votimin.
“Albin, eja në Kuvend. Ndali lojërat. Kosova është më e madhe dhe më e rëndësishme se kalkulimet politike ditore. Kanë mbetur edhe pak orë. Ne jemi në Kuvend. Po ju presim, ju dhe të gjithë 91 deputetët që e votuan ligjin në lexim të parë. Eja dhe votoje ligjin. Ky nuk është një favor për PDK-në. Është detyrim dhe nder për secilin prej nesh që ta mbrojmë UÇK-në, të kaluarën tonë dhe të ardhmen tonë. Mos vono më. Eja në Kuvend. Votoje ligjin. Pa vonesë”, ka shkruar Citaku.







