TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Çfarë të bëni pas debatit të ashpër me kolegët e zyrës ose shefin?

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
​Çfarë të bëni pas debatit të ashpër me kolegët e zyrës ose shefin?

Duhet ta pranoni që raporti juaj është prishur

Hapi më i parë është ta pranoni që lidhja juaj me mikun/mikeshën e zyrës është prishur dhe t’ia bëni me dije këtë. Takohuni me personin që keni pasur debat të ashpër, shprehni ndjenjat dhe emocionet që i ka shkaktuar ai raport i prishur! Analizoni situatën! Nëse keni sado pak faj për situatën e krijuar, kërkoni falje menjëherë, shpjegoni çfarë ju shtyri ta bëni atë.

Vendosni rregulla bazë për marrëdhënien tuaj

Gjëja më e mirë që duhet të bëni, në mënyrë që të mos keni keqkuptime dhe probleme në të ardhmen me mikun e zyrës ose me dikë tjetër që e konsideroni më të afërt, është t’i ndani me kohë kufijtë. Nuk ka asgjë të keqe. Një person i afërt duhet të jetë në gjendje t’jua kuptojë personalitetin dhe kufijtë tuaj.

Prandaj, është më mirë t’i bëni me dije me kohë, në mënyrë që të qëndroni brenda atyre kornizave. Kjo do të krijojë respekt dhe mirëkuptim të vazhdueshëm. Në fund të fundit të gjitha lidhjet kështu funksionojnë.

Nëse ndani diçka me dikë në punë, bëjani me dije që ajo duhet të mbetet midis jush dhe me askënd tjetër, e aq më pak me dikë nga departamenti i burimeve njerëzore.

Rritni rezultatet pozitive të marrëdhënies suaj

A e keni analizuar gjendjen tuaj në punë, a ka ndikuar marrëdhënia e mirë me shefin t’ju bëjë t’i takoni objektivat e punës? Nëse ai/ajo është në dijeni që pikërisht kjo marrëdhënie e mirë po ju ndikon të keni rezultate më të mira në punë, do të vazhdojë t’i mbajë raportet e ngrohta, prandaj bëjani me dije ju vet! Tregoni gjithashtu se si ndikojnë raportet e plasaritura në punët që kryeni! E në fund të ditës, kujtojani vetes që nuk ka të bëjë as me ata e as me ju, por me marrëdhënien e mirë që ndani!

Reflektoni në historinë tuaj

Zakonisht keni dëgjuar që për t’u zhvilluar në karrierë nuk duhet ta ktheni kohën prapa, epo gjatë këtyre momenteve kjo nuk vlen. Shikoni prapa, shikoni në të kaluarën, si keni kaluar bashkë, kujtoni momentet e bukura së bashku dhe kuptoni që ai debat nuk ishte aq i fuqishëm sa t’jua shkatërrojë një herë e mirë raportin tuaj.

Kujtoni kur e keni bërë një prezantim bashkë, kur e keni arritur një target bashkë, kur e keni përfunduar ndonjë projekt me sukses, kur e keni mbrojtur njëri tjetrin te të tjerët, ose kur e keni mbuluar njëri tjetrin gjatë kohës kur keni qenë të sëmurë. A mjafton kaq?

Gjeni rrugë të reja për ta forcuar lidhjen

Të gjithë miqtë e zyrës e pranojnë që ata nuk janë çdoherë në lidhjen e tyre më të fuqishme për shkak të njëtrajtësisë. Meqenëse janë bashkë gjatë gjithë kohës për më shumë se gjysmën e ditës, marrëdhënia fillon të bëhet monotone dhe fjalët të harxhohen.

Kjo është pak me grackë, sepse të flasësh gjithmonë për punën fillon të bëhet e mërzitshme, të flasësh për dikë tjetër nuk është mënyra më e mirë, çfarë duhet bërë tjetër?

Flisni për ndonjë film, për ndonjë libër që e keni lexuar, për kursin që e keni mbajtur së fundmi, për planin që e keni bërë si të rriteni në karrierë etj. Kjo do t’jua forcojë marrëdhëniet me shokun/shoqen e zyrës, kolegun apo supervizorin. /Akademi Pune

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zakonet që do t’ju “shpëtojnë” nga fryrja e barkut

Zakonet që do t’ju “shpëtojnë” nga fryrja e barkut

Stjuardesa zbulon se çfarë zakoni duhet të shmangin pasagjerët gjatë fluturimeve: Mund të jetë i rrezikshëm

Stjuardesa zbulon se çfarë zakoni duhet të shmangin pasagjerët gjatë fluturimeve: Mund të jetë i rrezikshëm

Si ta bëni barin e oborrit tuaj më të trashë, më të gjelbër dhe më të shëndetshëm me metoda të thjeshta kujdesi

Si ta bëni barin e oborrit tuaj më të trashë, më të gjelbër dhe më të shëndetshëm me metoda të thjeshta kujdesi

Aeroportet më pamjen më të bukur në botë

Aeroportet më pamjen më të bukur në botë

Incident në Eurovision, delegacionit serb i pengon flamuri i Kosovës

Incident në Eurovision, delegacionit serb i pengon flamuri i Kosovës

Nisin punimet për rrugën Rancë–Greiçec, investimi rreth 370 mijë euro

Nisin punimet për rrugën Rancë–Greiçec, investimi rreth 370 mijë euro

Performanca e Alis, BBC: Një performancë emocionuese nga Shqipëria

Performanca e Alis, BBC: Një performancë emocionuese nga Shqipëria

Rama: Mbi 30 intervenime në Prishtinë pas reshjeve dhe vërshimeve

Rama bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe

“Isha duke e bartur shokun tim e s’e dija”-rrëfime prekëse për dëshmorin Muhamet Kabashi

“Isha duke e bartur shokun tim e s’e dija”-rrëfime prekëse për dëshmorin Muhamet Kabashi

27-vjet pa Ukshin Hotin, shoku i qelisë kujton fjalët e fundit të profesorit

27-vjet pa Ukshin Hotin, shoku i qelisë kujton fjalët e fundit të profesorit

Hasani: Pa nënkryetarin serb, Kuvendi s’është i konstituuar

Kandidatet gra në lista – Vetëvendosje 39, një më pak LDK, dy më pak PDK e AAK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën