Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy shteteve, aktivitetet e shumta të realizuara nga Ambasada e Francës në Kosovë dhe vazhdimin e bashkëpunimit.
Teksa bëhet e ditur se Çeku duke falënderuar ambasadorin francez, e njoftoi edhe me zhvillimet dhe proceset aktuale në fushën e kulturës në vend.
“Ministri Çeku i uroi mirëseardhje në Kosovë po ashtu e njoftoi me zhvillimet aktuale, proceset me rëndësi që po zhvillohen në fushën e kulturës, sportit, rinisë dhe trashëgimisë kulturore ndërsa ambasadori Guérot duke e falenderuar për pritjen shprehu gatishmërinë e tij për të punuar së bashku”, thuhet në njoftim./teve1.info./