TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çdo vit, rastet e dhunës në familje rriten për 20%

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Çdo vit, rastet e dhunës në familje rriten për 20%

Përdorimi i alkoolit, substancave narkotike, papunësi e gjendja ekonomike e ulët po konsiderohet nga njohësit e çështjeve sociale si faktorët që brenda një familje të shkaktohet dhunë.

Sipas tyre këto raste duhet që të trajtohen me seriozitet nga institucionet dhe ndaj dhunuesve të jepen dënimet maksimale sipas legjislacionit e sidomos për rastet recidiviste.

Ata janë shprehur të shqetësuar se në vend trajtimi si viktimave e po ashtu edhe ndaj dhunuesve nuk është i duhur. Ata kanë thënë se viktimat qëndrojnë në strehimore për një afat jashtëzakonisht të shkurtër kohorë dhe jo në përputhshmëri me standardet dhe procedurat e veprimit.

Sa i përket atyre që kanë shkaktuar dhunë, pra që janë përdorues të narkotikëve, ata kanë thënë se në Kosovë nuk ka institucione që merren me trajtimin e tyre.

Ish-drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, Vebi Mujku, tha se sipas statistikave në Kosovë për çdo vit ka rritje për 20 për qind të rasteve të dhunës në familje. Ai tha se Ministria përmes ndryshimeve të Kodit Penal ka ashpërsuar dënimet, mirëpo sipas tij, kjo ka ndikuar pak e për këtë ai thotë se mungon edhe vetëdijesimi.

Ai ka theksuar se trajtimi për viktimat e dhunës në familje nuk është në nivelin e duhur.

“Kryesit e veprave nuk kanë ndonjë trajtim adekuat dhe kohët e fundit është miratua një protokoll mirëpo trajtimi i tyre duhet të krijojë edhe profesionist të fushës të cilët do duhet të dinë si të trajtojnë të gjithë ushtruesit e dhunës në familje dhe kjo do të merr një kohë shumë të gjatë”, tha ai.

Neuropsikiatri Sami Rexhepi tha se problem është që një numër i dhunës në familje shkaktohet nga personat që abuzojnë me substanca narkotike, sipas tij, kjo dhunë nuk mund të ndalet përderisa nuk merret hapa për trajtimin e tyre.

“Dhuna në në familje, prej diku 380 raste që i kam me aktvendimeve të gjykatës me aktvendime këtu, një numër shumë i madh është i personave të cilët abuzojnë me substanca narkotike. Në momente kur ata mbesin pa substanca narkotike, me të cilat abuzojnë mbesin pa pare atëherë janë të dhunshëm tek anëtaret e familjes, dhe kjo dhunë nuk mundet me u ndal derisa nuk merret një hapë për trajtimin e tyre”, tha ai, raporton EO.

Ai tha se në Kosovë nuk ka institucione që merren me trajtimin e personave që abuzojnë me substanca narkotike, duke shtuar se në Klinikën e Psikiatrisë ka kapacitete shumë të vogla për trajtim, sepse për persona me varshmëri kërkohet vite rehabilitim e risocializim.

Tags: Dhuna ne familjeSami RexhepiVebi Mujku
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Plagosja e dyfishtë në Ferizaj, 32-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Emisioni “Info Nata” 10.04.2026

Një i vdekur e dy të lënduar nga një aksident mes dy motoçikletave në Livoç të Ulët të Gjilanit

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën