TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Cakolli: Gjykata nuk i dha veto komuniteteve, rikonfirmoi standardin e ditur kushtetues

by teve1
6 muaj ago
2
A A
Cakolli: Gjykata nuk i dha veto komuniteteve, rikonfirmoi standardin e ditur kushtetues

Eugen Cakolli nga KDI ka vlerësuar se vendimi I fundit I Gjykatës Kushtetuese nuk përfaqëson ndonjë ndryshim apo privilegj të ri për komunitetet joshumicë, përfshirë atë serb.

Sipas Cakollit, Gjykata thjesht ka rikonfirmuar një standard të njohur kushtetues që Kuvendi i Kosovës konsiderohet i konstituuar vetëm pasi të zgjidhen kryetari dhe të gjithë nënkryetarët e tij, përfshirë ata nga radhët e komuniteteve.

“Por kjo nuk nënkupton të drejtë të ndokujt për bllokadë. Përkundrazi, në të njëjtin vendim, Gjykata ua rikujtoi përgjegjësinë të gjitha palëve, përfshirë deputetët nga komuniteti serb, që të veprojnë në interes të Republikës. Pra, e drejta për të propozuar nuk mund të jetë mjet bllokimi apo shantazhi”, ka shkruar Cakolli në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka shtuar se i njëjti standard do të zbatohej edhe nëse ndonjë kandidat shqiptar për nënkryetar nuk do të merrte votat e nevojshme ‘Kuvendi do të mbetej i pakonstituuar’.

“Në të njëjtën logjikë, edhe nëse nuk do të votohej si nënkryetar ndonjë prej kandidatëve nga partitë shqiptare, Kuvendi do të konsiderohej sërish i pakonstituuar. Prandaj, nuk kemi të bëjmë me “privilegje të serbëve”, por me një standard që vlen për të gjithë – dhe që ka funksionuar pa probleme që nga pavarësia e këndej”, ka theksuar ai.

Cakolli e ka cilësuar situatën aktuale si “sajesë të qartë politike” për të zvarritur formimin e institucioneve të reja.

“Ajo çfarë po ndodh tani është sajesë e qartë për të zvarritur formimin e institucioneve. Ironia është se e gjithë kjo situatë, bashkë me diskursin e pritshëm kundër Gjykatës Kushtetuese, po vjen nga të njëjtët që ia mundësuan Listës Serbe rastin dhe “fitoren” në Gjykatë – me kalkulimet dhe arrogancën e tyre politike”, ka përfunduar Cakolli.

ShareTweet

Postime të ngjashme

FBI shkatërron një grup spiunazhi që vepronte me urdhër të Rusisë, në rrjet edhe një shtetas serbo-malazez

FBI shkatërron një grup spiunazhi që vepronte me urdhër të Rusisë, në rrjet edhe një shtetas serbo-malazez

Lëndohet Ilir Krasniqi, mungon ndaj Sllovakisë?

Lëndohet Ilir Krasniqi, mungon ndaj Sllovakisë?

Bllokohet qarkullimi i automjeteve në dalje të pikës kufitare Jarinje

Bllokohet qarkullimi i automjeteve në dalje të pikës kufitare Jarinje

Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

Vrasja e zyrtarit policor në Kaçanik, Prokuroria sot do të mbajë konferencë për media

Ngrihet aktakuzë ndaj katër personave për falsifikim të rezultateve të votimit në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Dragan Ristiq lirohet nga akuza për krime lufte

Dragan Ristiq lirohet nga akuza për krime lufte

​Abdixhiku: Nuk mund të ketë Qeveri të pakicës në Kosovë

Abdixhiku ngushëllon familjarët e viktimave për vdekjen tragjike në Austri

Ministria në pritje të raportit të inspektimit për rastin e 5-vjeçarit në Lipjan

Ministria në pritje të raportit të inspektimit për rastin e 5-vjeçarit në Lipjan

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan: KOMF kërkon hetim

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan: KOMF kërkon hetim

​Promovohet libri për Rambujenë i profesor Arsim Bajramit

​Promovohet libri për Rambujenë i profesor Arsim Bajramit

Lirimi i ish-policit Arbnor Spahiut, MPJD: Akuzat e Serbisë ishin të motivuara politikisht dhe të pabazuara

MPJD në mbështetje të familjarëve për kthimin e trupave të viktimave nga Vjena

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën