TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bytyqi për takimin e dinarit: Mund të ketë një pajtim për transfere përmes ndonjë banke komerciale

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Bytyqi për takimin e dinarit: Mund të ketë një pajtim për transfere përmes ndonjë banke komerciale

Sot në Bruksel po zhvillohet takimi mes emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kryenegociatorit të Kosovës në dialog, Besnik Bislimi dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkovq për çështjen e dinarit serb.

E profesori universitar Seb Bytyqi, tha se Serbia në këtë takim do ta ketë të veshtirë që ta argumentojë transferin e dinarëve me thaës pasi sipas tij, ajo mënyrë siç ka funksionuar deri më tash në Republikën e Kosovës nuk  mund të vazhdojë më.

“Serbia e ka shumë vështirë që të argumentojë që dëshiron ta vazhdojë sistemin e transferit të dinarëve me thasë, do me thënë ajo mënyrë si kanë funksionuar gjërat nuk mund të vazhdojë më. Është shumë vështirë që të argumentohet pro atij sistemi”, tha Bytyqi në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Sipas Bytyqit, nga ky takim është i mundur një pajtim apo marrëveshje që përfshinë transfere përmes ndonjë banke komerciale dhe jo drejtpërdrejtë në kontot që kontrollohen nga Banka Qendrore.

Edhe pse sipas tij, nevojitet kohë për një gjë të tillë, shkruan teve1.info.

“Kështu që në një mënyrë apo tjetër duhet të formalizohet transferi përmes bankave, nëse jo përmes bankave qendrore atëherë përmes ndonjë banke komerciale. Dhe është e mundur që të arrihet një pajtim i tillë edhe pse mund të merr kohë, mund të ketë pengesa sipas të gjitha gjasave. Mendoj se do të ketë një kompromis transferi, do të ketë pra një marrëveshje që përbën apo përfshinë transfere përmes ndonjë banke komerciale dhe jo direkt në kontot që mund të llogariten që kontrollohen nga Banka Qendrore e Kosovës. Dhe kështu mendoj do të jetë thelbi i kompromisit”, tha më tej Bytyqi.

Kujtojmë se javën e kaluar Bashkimi Evropian bëri të ditur se temë diskutimi në këtë takim do të jetë Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës lidhur me dinarin, ndonëse nga Qeveria e Kosovës në vazhdimësi kanë deklaruar se për këtë çështje nuk do të diskutohet në Bruksel.

Derisa kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi pas takimit tha se bisedimet përfunduan me zotimet e palëve që, deri më 22 mars, t’i dorëzojnë propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Për javën e ardhshme, ai paralajmëroi një takim tjetër, për të parë nëse propozimet e tyre mund të shndërrohen në një të vetëm që, siç tha, “do të ishte i pranueshëm për Kosovën”./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Haradinaj: Kemi një qeveri që po dëmton shtetin

Haradinaj kritikon Kurtin: Pas gjashtë vjetësh qeverisje, Kosova mbetet e varur nga importi

Niset kontingjenti “KFOR 8” drejt Kosovës, Forca Tokësore angazhohet në mision paqeruajtës

Niset kontingjenti “KFOR 8” drejt Kosovës, Forca Tokësore angazhohet në mision paqeruajtës

​Mbi 10 mijë qytetarë kanë përfituar ndihmë juridike falas gjatë 2025

​Mbi 10 mijë qytetarë kanë përfituar ndihmë juridike falas gjatë 2025

Tensione në gjyqin për vrasjen e Renis Dobrës, përplasje fizike mes të akuzuarve

Tensione në gjyqin për vrasjen e Renis Dobrës, përplasje fizike mes të akuzuarve

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Ministri izraelit i Financave kundër marrëveshjes së Trumpit me Iranin: E keqe për Izraelin

Ministri izraelit i Financave kundër marrëveshjes së Trumpit me Iranin: E keqe për Izraelin

Qeveria britanike ndalon qasjen në rrjetet sociale për personat nën moshën 16 vjeç

Qeveria britanike ndalon qasjen në rrjetet sociale për personat nën moshën 16 vjeç

Rusia intensifikon sulmet në Ukrainë: Nëntë të vdekur dhe dëme në katedralen historike të Kievit

Rusia intensifikon sulmet në Ukrainë: Nëntë të vdekur dhe dëme në katedralen historike të Kievit

SHBA dhe Irani drejt paqes – Detajet e marrëveshjes së re

SHBA dhe Irani drejt paqes – Detajet e marrëveshjes së re

Haradinaj: Kemi një qeveri që po dëmton shtetin

Haradinaj kritikon Kurtin: Pas gjashtë vjetësh qeverisje, Kosova mbetet e varur nga importi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën