TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Burri në të gjelbër kundër botës së kuqe

by tëvë1
5 vjet ago
1
A A
Burri në të gjelbër kundër botës së kuqe

Shkruan: Agron Halitaj

I thjeshtë, gjithnjë me bluzë të gjelbër ushtarake, duke u shfaqur sa në zonat e luftës, sa në hapësirat e punës e në fjalimet drejtuar parlamenteve të shteteve demokratike, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka rrëmbyer zemrat e njerëzve që nuk duan ta shohin botën të kuqe – nga gjaku i viktimave të pafajshme.

Me sinqeritet iu drejtohet politikanëve që i promovojnë vlerat demokratike, me ndjeshmëri popullit që nuk i ndahet dhe me guxim një agresori si Putini i Rusisë. Kështu, si askush tjetër deri më sot, Zelensky ia doli të marrë respektin dhe duartrokitjet e qindra e mijëra përfaqësuesve të vendeve më me ndikim në botë.

I dridhet zëri kur flet për fëmijët, për grat e burrat e vrarë; për të gjymtuarit nga predhat ruse; për qytetet e kthyera në rrënoja dhe për karvanët e gjatë të qytetarëve që braktisin vendin. Por, e ngre edhe grushtin kur flet për trimërinë e ushtarëve ukrainas për t’i dalë zot vendit – deri në vetëmohim.

Në paraqitjet e tij po i sfidon të gjithë ata që i kanë mundësitë për ta vënë drejtësinë në vend.

Zelensky nuk ndalon së kërkuari mbështetje nga amerikanët, gjermanët, francezët, italianët …; nga të gjitha shtetet anëtare të NATO-s, të BE-së, e të Parlamentit Evropian, duke i alarmuar për rrezikun që i kanoset gjithë botës në rast se bie Ukraina – gjithnjë duke përmendur tragjeditë që i kanë goditur më herët shtetet e caktuara, veç e veç.

Komediani i dikurshëm ua kujtoi ligjvënësve amerikanë 11 shtatorin 2001, ku si pasojë e një sulmi terrorist humbën jetën mijëra qytetarë, Kullat Binjake u bënë shkrumb e hi dhe qielli mbi to u mbulua nga tymi i zi. Ua përmendi edhe sulmin në Pearl Harbor, por tha se ShBA-ja, megjithatë, është shteti më i fortë në botë dhe se lideri i saj duhet të jetë edhe lider i paqes.

Në Bundestag foli për Murin e dikurshëm Berlinit, duke e lëshuar alarmin se tash në Evropë u ngrit një mur tjetër që e ndan lirinë nga mungesa e lirisë. Gjermanët e kanë ndierë në lëkurën e tyre ndarjen, prandaj kërkoi që ta marrin rolin udhëheqës që u takon në Evropë – e ta rrënojnë këtë mur të ri.

Me zotimet se do ta mbrojë me çdo çmim vendin e tij nga Rusia, britanikëve ua solli në mëndje fjalimin e famshëm të Churchillit gjatë Luftës së Dytë Botërore: “Nuk do të dorëzohemi dhe nuk do të humbasim. Do të luftojmë deri në fund, në det dhe në ajër, do të vazhdojmë të luftojmë për tokën tonë, pavarësisht kostos. Do të luftojmë në pyje, në fusha, në brigje, në rrugë …”

Italianëve u shpjegoi se për trupat ruse Ukraina është porta e Evropës, prandaj duhet të vihen në front që të mos e lejojnë depërtimin e barbarizmit rus. Ndërsa, ligjvënësve francezë u kërkoi që të mbajnë një minutë heshtje në nderim të personave që humbën jetën gjatë luftës në Ukrainë, japonezëve u bëri lutje që të tërhiqen nga tregu rus.

Parlamentarëve evropianë u tha se Ukraina është duke i dhënë njerëzit më të mirë, për shkak të dëshirës për t’u trajtuar të barabartë, ndërsa NATO-s i kërkoi vetëm një për qind të të gjithë tankeve që i ka kjo aleancë. “Jepini ose na i shisni”, u lut ai.

Burri në të gjelbër kështu e preku ndërgjegjen e botës demokratike, ndërgjegjen që ishte varrosur shpesh gjatë qindvjeçarit të fundit e më së voni në Siri kur vriteshin mizorisht civilët e kur në qytetet e kthyera në gërmadha njerëzit i çonin duart përpjetë dhe kërkonin me sa zë që kishin shpëtim nga Zoti.

Martin Luther King Jr. dikur ka thënë: “E kam një ëndërr”, Zelensky sot thotë: “E kam një nevojë”.

Në fakt, të gjithë njerëzit që e duan paqen kanë nevojë të ndalohet Rusia nga synimet ekspansioniste.

Asnjë vend nuk do të jetë i qetë derisa Putini dhe Rusia nuk e marrin dënimin e merituar, siç e patën marrë Sllobodan Millosheviqi dhe Serbia gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Koha e ka dëshmuar se vetëm me sanksione nuk ndalohen agresorët.

Ata që kryejnë vrasje dhe shkaktojnë dhimbje, vuajtje, shkatërrime dhe shpërngulje, pashmangshëm e kanë një fund. Por, derisa të vijë ai moment, gjithmonë shtrohet pyetja: sa kohë i duhet botës demokratike për ta vënë drejtësinë në vend, për t’i shpëtuar njerëzit e shtetet në nevojë, e për të mos i lejuar tiranët të diktojnë krijimin e një rendi të ri botëror.

Tags: Agron HalitajBurri në të gjelbër kundër botës së kuqe
ShareTweet

Postime të ngjashme

Trepça me fitore tjetër evropiane, mposht Opavan

Trepça me fitore tjetër evropiane, mposht Opavan

PDK: Procesi zgjedhor përgjithësisht i qetë dhe pa incidente serioze

Vlora Çitaku caktohet ushtruese e detyrës së kryetares së PDK-së

Kurti merr pjesë në Seminarin e 42-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Kurti udhëton drejt Malit të Zi, merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit

Pensionohet Armando Sadiku, ish-sulmuesi i Kombëtares var zyrtarisht këpucët

Pensionohet Armando Sadiku, ish-sulmuesi i Kombëtares var zyrtarisht këpucët

Drenori: PDK-së i duhet një lider me fuqi ekzekutive, jo kujdestar

Drenori: PDK-së i duhet një lider me fuqi ekzekutive, jo kujdestar

Juristi Vllasi: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shumë të meta juridike, shanset për sukses në apel janë të mira

Juristi Vllasi: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shumë të meta juridike, shanset për sukses në apel janë të mira

Bayerni barazon me Arsenalin

Bayerni barazon me Arsenalin

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Vdekja e pacientes nga kanceri i gjirit, Kurtishi: Nuk ka pacientë që kanë mbetur për katër muaj pa terapinë me Palbociclib

Cakolli: Mbetet e paqartë kush do ta caktojë datën e zgjedhjeve të reja

Cakolli: Presidentja mund ta kthejë vetëm një herë në Kuvend Ligjin për Specialen

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën