Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi sot në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu ka bërë homazhe pranë lapidarëve të familjeve në fshatin Obrançë të Podujevës.
Bulliqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se i kujton me mall e dhimbje 16 pjesëtarët e familjeve që u vranë barbarisht nga forcat paramilitare serbe.
Ai tutje ka thënë se në këtë datë tragjikë i kujton dhe nderon të gjithë viktimat që kanë pësuar nga kriminelët e Serbisë në Kosovë./teve1.info/