Armando Broja duket se do të jetë i gatshëm për lojë prej javës së ardhshme, kanë shkruar mediumet angleze.
Broja ka më shumë se një muaj që nuk ka luajtur te Burnley për shkak të problemeve fizike, por tani thuhet se ai rikthehet në duelin kundër Fulhamit.
Ndeshja Fulham – Burnley, zhvillohet javën e ardhshme dhe i takon xhiros së 31-të në Premier League të Anglisë.
Nëse Broja kthehet ndaj Fulhamit, atëherë do të jetë gati edhe për duelin kundër Polonisë, të cilin Shqipëria e luan në Varshavë më datën 26 mars në kuadër të “play-offit” për kualifikim në Botërorin 2026.
Sulmuesi 24-vjeçar ka 21 paraqitje këtë sezon për Burnleyn, ndërsa ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 1 asistim në kampionat.









