TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Borrell dërgon ftesat,  Escobar udhëton në Bruksel nëse ndodh takimi

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Borrell: Nëse palët pajtohen të shtunën, Ballkani Perëndimor do të festojë një hap të madh drejtë BE-së

Josep Borrell ka bërë me dije të enjten se ka ftuar një takim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për javën e ardhshme për ta menaxhuar krizën në Veri që u ashpërsua pas kapjes së tre policëve të Kosovës.

Lënia e tyre në paraburgim prej 30 ditësh nga një gjykatë në Kralevë dje e ka komplikuar edhe më shumë planin e Kryediplomatit të BE’së për t’i sjellë në Bruksel Kryeministrin Kurti dhe Presidentin e Serbisë.

Kryediplomati i BE’së nuk tregoi se në çfarë niveli do të jetë ky takim. Por, më vonë u kuptua se të ftuar janë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

“Duke parë situatën që po përkeqësohet çdo ditë, ne jemi në një gjendje të menaxhimit të krizave. Do t’i ftoj të dyja palët, Kosovën dhe Serbinë, për një takim për menaxhim krize këtu në Bruksel javën e ardhshme”, kishte thënë Borell.

Kryeministri Kurti ende nuk ka një “po” për të udhëtuar drejt kryeqendrës europiane.  Kurti për këtë ka folur në Forumin e Prespës. Aty, nuk e la pa e thumbuar spanjollin.

“Në lidhje me ftesën e zotit Borrell që të takohemi në Bruksel, e kam pak të çuditshme sepse kur e pyetëm për një takim në Bruksel javën e kaluar, ai tha se së pari na duhet shtensionim i situatës. Dhe menjëherë pas rrëmbimit të tre policëve nga njësia speciale e Serbisë, Borrell kërkon takim të nivelit të lartë. Kur përshkallëzimi është i madh sa një mal, atëherë marr ftesë për takim në Brukesl. Kurse, kur kërkova vetë takim, thanë se më nevojitet të shtensionojë situatën”, tha Kurti.

“Ende nuk kam vendosur se a do të shkoj, mirëpo do ta informoj me kohë zotin Borrell”, shtoi kryeministri.

Në pritje se a do të ndodhë ky takim është edhe emisari amerikan Gabriel Escobar. Nëse shkojnë Kurti dhe Vuçiq, Escobar ka thënë se do të udhëtojë edhe ai. Diplomati amerikan ka thënë se do të ushtrojë ndikim që Kurti e Vuçiq të takohen.  “Tani, rreth kërkesës që liderët të shkojnë në Bruksel, është duke u punuar dhe në bazë të përgatitjes për këtë do të duhet të vendosim nëse do të fluturoj për në Bruksel apo jo. Por – pa dyshim, kjo përpjekje do të marrë mbështetjen e plotë amerikane” ka thënë Escobar./eo

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Përleshje mes dy vëllezërve në Mitrovicë për shkak të pronës, arrestohen

Zhduket një person në Gjakovë, gruaja e tij lajmëron rastin në Polici

170 zyrtarë policorë dhanë dorëheqje nga janari i vitit 2024, dukuria vlerësohet shqetësuese

Tre të arrestuar pas pengimit të policëve në kryerje të detyrës në Gjakovë

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

MINT publikon çmimet e reja të derivateve

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Përleshje mes dy vëllezërve në Mitrovicë për shkak të pronës, arrestohen

Zhduket një person në Gjakovë, gruaja e tij lajmëron rastin në Polici

170 zyrtarë policorë dhanë dorëheqje nga janari i vitit 2024, dukuria vlerësohet shqetësuese

Tre të arrestuar pas pengimit të policëve në kryerje të detyrës në Gjakovë

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

MINT publikon çmimet e reja të derivateve

Sot shënohet Dita Botërore e Zogjve Shtegtarë

Sot shënohet Dita Botërore e Zogjve Shtegtarë

VV thyen rekordin e 2021-tës, arrin afër 450 mijë vota

Sot përfundon afati për subjektet e reja politike për aplikim në zgjedhjet e 7 qershorit

LDK-ja refuzon LVV-në, Abdixhiku thotë se nuk e shkelin fjalën e dhënë

Abdixhiku dhe Osmani sot mbajnë “Tubimin e Bashkimit”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën