tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Blakaj: Bastisja e sotme nga ZPS mund të ketë lidhje me pengimin e administrimit të drejtësisë

tëvë1 nga tëvë1
31/10/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj, tha se bastisjet e së hënës në disa prona të ish zyrtarëve të ndryshëm në Kosovë, mund të kenë të bëjnë me pengimin e administrimit të drejtësisë, raporton teve1.info

Në emisionin “Info-Nata” në Tëvë1, Blakaj tha se është e vështirë të parashikohen veprimet që ZPS mund të ketë në të ardhshme apo cilat mund të jenë pronat që do të bastisen në të ardhmen.

“Unë besoj ndoshta bëhet fjalë ndoshta për hetime të mundshme të prokurorisë Speciale apo ZPS-së për ndonjë vepër e cila mund të ketë lidhje me pengimin e administrimit të drejtësisë.

Sigurisht në këtë moment nuk e dimë për çka saktësisht bëhet fjalë por e dimë që bëhet fjalë për dy persona që kanë qenë këshilltarë të ish-presidentit Thaçi kështu që fjala është për pretendime të veprave që kanë të bëjmë me pengimin e administrimit të drejtësisë”, tha ai.

Bakaj shtoi se është e vështirë të parashikohen veprimet që mund të ketë edhe në të ardhmen dhe sipas tij askush nuk mund ta dijë se a do të ketë apo kush do të jenë pronat e bastisura në të ardhmen.

Ndërsa i pyetur se sa mund të zgjas faza deri në ngritjen e aktgjykimit përfundimtar, Blakaj tha se një gjë e tillë mund të shkoj deri në 4 vite.

“Në tërësi ashtu siç është pritur nga fillimi deri tek aktgjykimi përfundimtar mund të presim së paku edhe 2 vite, deri në përfundim të këtij procesi, mund të ketë 2-3 muaj më herët ose më vonë, është një ndër proceset më të gjata, bile duke e krahasuar edhe me atë të Tribunalit të Hagës. Në përgjithësi mund të shkoj deri në 4 vite nga ngritja e aktakuzës deri në shkallën e parë”, tha ai.

Jakupi: Jemi të dëshpëruar, asnjë nga kërkesat e minatorëve nuk janë realizuar deri më tani

08/12/2023

Canaj: Draft-statuti i Asociacionit sjell një mini-republikë brenda Republikës së Kosovës

08/12/2023

Estonia njeh përpjekjet e Kosovës për de-eskalim të situatës në vëri

08/12/2023

Konjufca: BE-së s’i takonte ta propozonte draft-statutin për Asociacionin

08/12/2023

Tre module shtohen në bazën e të dhënave për evidentimin e rasteve të dhunës në familje

08/12/2023

D+ publikon raportin “Keqpërdorimi i marrëveshjeve për shërbime të veçanta në nivelin qendror”

08/12/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.