TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Bizneset nuk po mund të regjistrojnë veturat pa paguar dënimet, kundërshtojnë këtë vendim

Së fundmi bizneset nuk po mund të regjistrojnë veturat e tyre, për shkak të gjobave të papaguara. Kjo po kundërshohet nga përfaqësues të bizneseve pasi thonë se është vendim arbritrar.

nga Lindrit Zejnullahu
1 muaj më parë
0
A A
Bizneset nuk po mund të regjistrojnë veturat pa paguar dënimet, kundërshtojnë këtë vendim

Në prill të vitit 2024 hyri në fuqi Ligji për Trafikun Rrugor me disa ndryshime.Por një vit pas, filloi implementimi i disa neneve të këtij Ligji, që kap kryesisht bizneset.

Këto të fundit, nuk po mund të regjistrojnë veturat e tyre pa paguar gjobat që u shqiptohen punëtorëve të saj.Kjo po shihet si e pa pranueshme nga përfaqësues të tyre.

Nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë vlerësojnë se vendimi është arbitrar dhe se kanë marrë ankesa të shumta nga kompani të ndryshme.

“Nuk mundet biznesi pavarësisht që e ka nën pronësi të veten automjetin të marrë përgjegjësitë e shoferit, shoferi mund të bëjë gabim shoferi mund të bëjë pagesën e jo në këtë rast biznesi. Tjetra që është më e çuditshme është se ne nuk kemi qenë fare të përfshirë as kur është bërë ky ndryshim e as bizneset fare nga komunikimet që kemi pasur qysh prej 10 ditë dy javësh afërsisht që jemi në komunikim të vazhdueshëm sa i përket kësaj situate tashmë të krijuar”, ka thënë Kreshnik Ahmeti.

Sipas Ahmetit, kjo ndikon në aktivitetin ekonomik të bizneseve, derisa shton se do t’i drejtohen edhe instancave tjera për këtë vendim.

“Unë pres shumë dhe ne do t’i kërkojmë edhe Avokatit të Popullit një reagim për këtë çështje sepse në të njëjtat forma është tentuar para një kohe që të detyroheshin qytetarët që si formë dënimi që fillimisht do të paguajnë të gjitha taksat ose tatimet komunale, para se ta bëjnë regjistrimin e automjetit dhe më pas vetë Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi një vendim të tillë të cilin e quajti e konsideroi anti-kushtetues”, ka thënë tutje Ahmeti.

Por ky vendim po mirëpritet nga njohësi i komunikacionit, Bekim Ahmeti.

Ai tregon se në cilat raste aplikohet pagesa nga biznesi për gjobat në trafik.

“Kur kemi ne automobilin kur e lëmë keq diku e lëmë në parking të parregullt ajo mundet me i shku edhe kompanisë në këtë rast me u dënu në emër të kujt është i regjistruar automjeti, kurse në qoftë se jemi drejtpërdrejt ku ne e kemi thyer rregullin e kufizimit të shpejtësisë kur ne e kemi shkelë kufizimin e shpejtësisë më shumë se normal atëherë kjo i vjen individit ku i konfiskohet patent-shoferi ose zbritje e pikëve e kështu me radhë”, ka thënë Bekim Ahmeti.

Tëvë1 ka pyetur Ministrinë e Punëve të Brendshme rreth këtyre ankesave, por që nuk ka pasur një përgjigje.

Sipas nenit 89, paragrafit 4 pronari i mjetit nuk mund ta bëjë regjistrimin apo vazhdimin e regjistrimit të mjetit, apo ndërrimin e pronarit, pa e bërë shlyerjen e gjobave për kundërvajtje në trafikun rrugor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Cakolli thotë se VV-ja mbart përgjegjësinë për dështimin e konstituimit të Kuvendit

Cakolli thotë se VV-ja mbart përgjegjësinë për dështimin e konstituimit të Kuvendit

Pesë të arrestuar për gjuajtje me armë në ahengje familjare

Pesë të arrestuar për gjuajtje me armë në ahengje familjare

Vetëplagoset me pushkë gjuetie një person në Gjakovë

Vetëplagoset me pushkë gjuetie një person në Gjakovë

Zjarr në një stallë në Lubizhdë të Prizrenit, ngordhin 8 lopë

Zjarr në një stallë në Lubizhdë të Prizrenit, ngordhin 8 lopë

Agjencitë e ndihmës i quajnë “shpërqendrim” dërgesat ajrore të ndihmës izraelite në Gaza

Agjencitë e ndihmës i quajnë “shpërqendrim” dërgesat ajrore të ndihmës izraelite në Gaza

Zjarret në Turqi kërcënojnë qytetin e katërt më të madh, ndërsa banorët evakuohen

Zjarret në Turqi kërcënojnë qytetin e katërt më të madh, ndërsa banorët evakuohen

Kamboxhia dhe Tajlanda vazhdojnë luftimet për të katërtën ditë me radhë

Kamboxhia dhe Tajlanda vazhdojnë luftimet për të katërtën ditë me radhë

Sulmet izraelite vrasin të paktën 43 persona në Gaza, pavarësisht njoftimeve për ndërprerje të pjeshme të luftimeve

Sulmet izraelite vrasin të paktën 43 persona në Gaza, pavarësisht njoftimeve për ndërprerje të pjeshme të luftimeve

Cakolli thotë se VV-ja mbart përgjegjësinë për dështimin e konstituimit të Kuvendit

Cakolli thotë se VV-ja mbart përgjegjësinë për dështimin e konstituimit të Kuvendit

Disa kamionë egjiptian me ndihma hynë në Gaza përmes pikës kufitare Rafah

Disa kamionë egjiptian me ndihma hynë në Gaza përmes pikës kufitare Rafah

PSG arrin marrëveshje me portierin i cili do ta zëvendësojë Donnarumman

PSG arrin marrëveshje me portierin i cili do ta zëvendësojë Donnarumman

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X