Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka udhëtuar të dielën në Bruksel, ku të hënën pritet të zhvillohet takimi Kosovë-Serbi në nivel të kryenegociatorëve.
Lajmi është bërë i ditur nga Qeveria e Kosovës.
“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Brukselit. Ditën e hënë, pritet të zhvillohen takimet e radhës në nivelin e kryenegociatorëve në procesin e dialogut, e cila do të ketë në fokus zbatimin e sekuencuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Zbatimit”, thuhet në njoftim.