TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti pranon urime për mandatin e ri nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Ambasada Gjermane

by teve1
31 minuta ago
1
A A
Kurti pranon urime për mandatin e ri nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Ambasada Gjermane

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar urime për formimin e Qeverisë së re dhe rizgjedhjen e tij në krye të ekzekutivit kosovar nga kryeministrat e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

Në letrat e tyre, krerët e qeverive dhe përfaqësuesi diplomatik gjerman i kanë uruar Kurtit sukses në mandatin e ri, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet vendeve.

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, në emër të qeverisë së tij dhe në emrin personal, i ka shprehur Kurtit urimet për formimin e Qeverisë së re dhe rizgjedhjen në detyrën e kryeministrit.

Spajiq ka theksuar se Mali i Zi dhe Kosova kanë marrëdhënie të mira dhe miqësore, duke shprehur bindjen se ato do të avancohen më tej përmes bashkëpunimit rajonal, integrimit evropian dhe ndërlidhjes ekonomike.

“Në emër të Qeverisë së Malit të Zi dhe në emrin tim personal, ju shpreh urimet e mia të sinqerta me rastin e formimit të Qeverisë së re të Republikës së Kosovës dhe rizgjedhjes suaj në detyrën e Kryeministrit. Mali i Zi dhe Kosova kultivojnë marrëdhënie të mira dhe miqësore dhe jam i bindur se në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë t’i avancojmë edhe më tej ato përmes intensifikimit të bashkëpunimit rajonal, integrimit evropian dhe ndërlidhjes ekonomike”, thuhet në deklaratën e kryeministrit malazez.

Urime Kurtit i ka dërguar edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Ai ka uruar një mandat të suksesshëm për Kurtin, si dhe përparim të Kosovës dhe mirëqenie për qytetarët e saj.

Mickoski ka vlerësuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke përmendur bashkëpunimin në ekonomi, infrastrukturë, siguri dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

“Me rastin e rizgjedhjes suaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia të sinqerta dhe dëshirat më të mira për një mandat të suksesshëm, si dhe për përparimin e vendit tuaj dhe mirëqenien e qytetarëve të tij. Jam i bindur se, në periudhën që na pret, do të vazhdojmë të ndërtojmë marrëdhënie edhe më produktive ndërmjet dy vendeve tona, përmes një dialogu të hapur politik dhe formave konkrete të bashkëpunimit. Interesat tona të përbashkëta në fushat e ekonomisë, ndërlidhjes infrastrukturore, sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal krijojnë mundësi të rëndësishme për avancimin e mëtejshëm të partneritetit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e dërguar nga Hristijan Mickoski në adresë të kryeministrit Kurti.

Ndërkohë, urime për mandatin e ri ka përcjellë edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Në letrën e tij, Rudolph ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë janë të ngushta dhe afatgjata.

Ai ka nënvizuar mbështetjen e Gjermanisë për stabilitetin, reformat dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

Ambasadori gjerman ka veçuar edhe dialogun Kosovë-Serbi, duke e cilësuar atë si të rëndësishëm për stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor.

Rudolph ka shprehur shpresën që Qeveria e Kosovës të angazhohet për rifillimin e shpejtë të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe për arritjen e marrëveshjeve praktike dhe të qëndrueshme.

“Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 2008, partneriteti ynë është zhvilluar vazhdimisht. Gjermania e vlerëson shumë Kosovën si një partner të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor dhe mbetet e përkushtuar për të mbështetur stabilitetin, reformat dhe një të ardhme evropiane për rajonin. Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i udhëhequr nga BE-ja, mbetet thelbësor për stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. Prandaj, shpresoj që ju dhe qeveria juaj të angazhoheni për rifillimin e shpejtë të tij dhe të punoni drejt marrëveshjeve praktike, të respektueshme reciprokisht dhe të qëndrueshme, pasi përparimi në këtë drejtim do të jetë i rëndësishëm për avancimin e mëtejshëm të perspektivës evropiane të Kosovës”, thuhet në urimin e ambasadorit gjerman.

Ndryshe, Kurti është rizgjedhur kryeministër për herën e katërt më 13 shtator.

ShareTweet

Postime të ngjashme

23 deputetët e PDK-së

PDK nesër mban konferencë për media

“Autoriteti i Kosovës u forcua, po ashtu edhe i UÇK-së” – Spahiu kundër pretendimeve se Specialja e rrënoi atë

“Autoriteti i Kosovës u forcua, po ashtu edhe i UÇK-së” – Spahiu kundër pretendimeve se Specialja e rrënoi atë

ARKEP: Nga 1 tetori mund të ndërroni operatorin dhe ta ruani numrin e telefonit

ARKEP: Nga 1 tetori mund të ndërroni operatorin dhe ta ruani numrin e telefonit

Përfundon protesta në Prishtinë kundër vendimit për ish-krerët e UÇK-së

Përfundon protesta në Prishtinë kundër vendimit për ish-krerët e UÇK-së

23 deputetët e PDK-së

PDK nesër mban konferencë për media

“Autoriteti i Kosovës u forcua, po ashtu edhe i UÇK-së” – Spahiu kundër pretendimeve se Specialja e rrënoi atë

“Autoriteti i Kosovës u forcua, po ashtu edhe i UÇK-së” – Spahiu kundër pretendimeve se Specialja e rrënoi atë

ARKEP: Nga 1 tetori mund të ndërroni operatorin dhe ta ruani numrin e telefonit

ARKEP: Nga 1 tetori mund të ndërroni operatorin dhe ta ruani numrin e telefonit

Kurti pranon urime për mandatin e ri nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Ambasada Gjermane

Kurti pranon urime për mandatin e ri nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Ambasada Gjermane

Emisioni “Info Nata” 28.06.2026

Emisioni “Info Nata” 28.06.2026

WhatsApp ndërpret mbështetjen për disa iPhone dhe Android të vjetër

Rrezik për llogaritë WhatsApp, alarm edhe në Shqipëri

Përfundon protesta në Prishtinë kundër vendimit për ish-krerët e UÇK-së

Përfundon protesta në Prishtinë kundër vendimit për ish-krerët e UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën