tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Bislimi: Serbia po i pengon serbët e Kosovës t’i gëzojnë të drejtat që u janë garantuar

teve1 nga teve1
09/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Beogradi po i pengon serbët e Kosovës t’i gëzojnë të drejtat që u janë garantuar.

“Ne do të dëshironim që situata në veri të Kosovës të ishte më e mirë, por të paktën nuk ka tensione. Ne do të donim t’u afroheshim më shumë qytetarëve tanë atje, por Serbia i minon këto përpjekje dhe i pengon serbët e Kosovës të gëzojnë të drejtat e garantuara për ta”, tha Bislimi në një intervistë për ‘Danas’.

Bislimi beson se “qëllimi i Serbisë është ta portretizojë Kosovën si një shtet të dështuar”, ndërsa institucionet e Kosovës si të paaftë dhe se nuk duan të integrojnë pakicën serbe, “gjë që thjesht nuk është e vërtetë”. “Serbia nuk përmbahet të sakrifikojë serbët e Kosovës”, tha ai.

Sipas tij, Kosova është e vetëdijshme se kryetarët aktualë në veri nuk kanë “legjitimitet të plotë” dhe se ka problem me policinë.

“Vakuumi institucional nuk i shërben askujt”, shton ai, duke deklaruar se Kosova po përpiqet ta zgjidhë problemin, “por nuk mund ta bëjë këtë derisa Serbia po i bën presion dhe frikëson serbët e Kosovës”./teve1.info/

Tags: Besnik Bislimiintegrimi i serbëveSerbia

Zelensky: Ukraina do të nisë prodhimin e përbashkët të armëve me SHBA-në

22/09/2023

​SHBA dhe Shqipëria me konsultime për mbrojtjen në Tiranë

22/09/2023

Osmani: Kosova mbetet e përkushtuar për paqe, dialog dhe partneritet

22/09/2023

Hapet thirrja e subvencionimit për pajisje efiçiente për ngrohje

22/09/2023

KB Prishtina zyrtarizon Harrisin

22/09/2023

Krasniqi siguron medalje në Baku

22/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.