tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Bislimi: Lajçak mohoi se drafti i ekipit serb do të jetë pikënisje për diskutimet për Asociacionin

tëvë1 nga tëvë1
15/05/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi ka thënë se emisari Lajçak ka deklaruar se ka ndodhur një gabim me prezantimin e një qëndrimi në faqen e tij në Facebook, se drafti i Asociacionit i prezantuar nga ekipi menaxhues është pikënisje për diskutimet e mëtejshme.

Sipas Bislimit, fjala ishte për aktin e prezantimit dhe jo për statusin në fjalë.

“Tek zbatimi i pikës 7, sot është precizuar nga z. Lajcak se ka qenë gabim teknik ajo që është shfaq në faqen e tij të facebook-ut. Nuk trajtohet si pikënisje drafti, por prezantimi i draftit, akti i prezantimit shënon pikënisjen e diskutimeve për zbatimin e pikës 7, ashtu siç kemi thënë dhe ne disa herë në prononcimet tona publike. Pjesë të tjera janë pastaj ato kriteret për të cilat kemi folur që janë shumë me rëndësi. Nga pala serbe është thënë sot se atyre nuk iu intereson Kushtetuta e Kosovës, nuk i intereson as letra e Mogherini-t, iu intereson vetëm ajo që kanë marrë nga z. Isa Mustafa në vitin 2015 dhe z. Petkovic edhe i lexonte atë se çka kanë marrë nga z. Mustafa në vitin 2015, thoshte që kështu e duam ne asociacionin’’, ka deklaruar Bislimi.

Bislimi duke folur për takimin tha se u prezantua një dokument nga emisari Lajçak, për të cilin pala kosovare ka pasur vërejtje.

“Kemi bërë propozimet në këtë draft-dokument të z. Lajcak ku kemi zgjeruar domeinin dhe kemi dashur të sigurohemi që secili nen i Marrëveshjes Bazike është i përfaqësuar në aktivitetin e zbatimin e tij. Pala serbe nuk ka dërgu ndonjë propozim por ka thënë se ne na intereson vetëm pjesa e Asociacionit e pastaj do të flasim për pjesën tjetër. Mirëpo nuk ka patur gatishmëri nga pala serbe që sot të diskutohet në mënyrë që bashkarisht të dilet me një plan të zbatimit”, ka deklaruar Bislimi.

Në këtë dokument sipas Bislimit thuhet se takimi i parë i Komitetit për zbatimin e Marrëveshjes për Personat e Pagjetur duhet të realizohet brenda 60 ditëve.

“Mendoj që Grupi Monitorues nuk mund të takohet pa u dakorduar për termat e referencës. Kjo vlen edhe për Grupin Punues, apo Komitetin e Përbashkët për Personat e Pagjetur. Në draftin e dërguar nga z. Lajcak thuhet që takimi i parë i Komitetit të Përbashkët për zbatimin e Marrëveshjes për Personat e Pagjetur duhet të realizohet brenda 60 ditëve, që nënkupton jo më larg se fillim apo mesi i muajit korrik. Tash data 28 maj për ne nuk përbën kurrfarë date për të cilën duhet të brengosemi, për arsye se kemi pas një proces demokratik dhe është shumë normale që ky proces demokratik të finalizohet me aktin e emërimit dhe dhënies së betimit nga kryetarët aktual”, ka deklaruar Bislimi.

Të ngjashëm

LAJMET

Hovenier pas takimit me Kurtin: De-eskalimi i situatës në veri, urgjencë

01/06/2023
LAJMET

Përfundon e qetë protesta në Zveçan

01/06/2023
LAJMET

Vdes personi i cili u godit nga treni në Klinë, rasti po hetohet

01/06/2023
LAJMET

Lirohen nga spitali dy shqiptarët e lënduar në Mitrovicën veriore

01/06/2023
LAJMET

Hovenier takon Kurtin

01/06/2023
LAJMET

Kurti: Reduktohet prania e policisë, kur të largohen bandat kriminale

01/06/2023

Këto janë 3 xhinset ‘trendi’ në këtë vit

01/06/2023
0

Xhinset vijnë gjithmonë në qindra opsione, por këtë vit do të ketë shumë më tepër variacion se herët e tjera!...

Hovenier pas takimit me Kurtin: De-eskalimi i situatës në veri, urgjencë

01/06/2023
0

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, tha se patën një diskutim të mirë...

Përfundon e qetë protesta në Zveçan

01/06/2023
0

Në komunën e Zveçanit aktualisht situata është e qetë raporton teve1.info. Gazetarja e Tëvë1, Doresa Geci në një videolidhje nga...

Largohet edhe Kryeziu

01/06/2023
0

Në vazhdën e largimeve te Drita, dy emrat që janë zyrtarizuar sot janë sulmuesi Marko Simonovski dhe anësori Almir Kryeziu....

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.