Një grua raportohet se ka rënë nga ndërtesa mesditën e sotme në rrugën “Arbëria” në Fushë-Kosovë.
Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti bën të ditur për teve1.info se si pasojë e lëndimeve, gruaja është dërguar për trajtim mjekësor.
“Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, theksoi Ahmeti.