TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Biden takohet me familjarët e amerikanëve të burgosur në Rusi

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Biden takohet me familjarët e amerikanëve të burgosur në Rusi

Kjo është hera e parë që Biden takohet me familjarët e Griner dhe Whelan, të cilët janë të burgosur në Rusi.

Në takime të ndara në Zyrën Ovale më 16 shtator, Biden bisedoi me motrën e Whelan, Elizabeth Whelan, dhe më pas me Cherelle Griner, gruan e fitueses së medaljes së artë olimpike.

Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, tha përmes një deklarate se Biden ka theksuar se ai “vazhdon të jetë i përkushtuar për të punuar në të gjitha drejtimet që Brittney dhe Paul të kthehen në shtëpi”.

“Ai i pyeti për gjendjen e Elizabeth dhe Cherelle dhe familjarëve të tyre gjatë kësaj periudhe të vështirë”, tha Jean-Pierre. “Presidenti e çmoi mundësinë për të mësuar më shumë për Brittneyn dhe Paulin nga ata që i duan më së shumti dhe pranoi se çdo minutë që ata po mbahen më shumë, është një minutë më shumë sesa do të duhej të mbaheshin”.

Më herët gjatë 16 shtatorit, zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare, John Kirby, u tha gazetarëve se po “vazhdojnë bisedimet” për të siguruar lirimin e Griner.

“Presidenti nuk do të heqë dorë nga kjo çështje. Ai ka besim se kjo do të mbetet në krye të agjendës së tij dhe të ekipit të tij”, tha Kirby.

Cherelle Griner, përmes një deklarate të lëshuar, falënderoi presidentin Biden për takimin dhe “përpjekjet e administratës së tij për të siguruar lirimin e saj”.

“Kam ndierë çdo minutë të këtyre shtatë muajve pa të”, tha ajo.

Qeveria amerikane thotë se Rusia ka burgosur padrejtësisht shtetasit amerikanë Whelan dhe Griner, dhe këto raste ka caktuar që të merret zyra e kryenegociatorit për pengje.

Para dy muajsh sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi se administrata amerikane kishte bërë një propozim thelbësor ndaj Rusisë.

Griner, fituese e dy medaljeve olimpike në basketboll, mbahet nga Rusia që nga shkurti për akuza të lidhura me drogë. Muajin e kaluar ajo u dënua me nëntë vjet burgim, një vendim që Biden e ka cilësuar si “të papranueshëm”.

Më 2020, Whelan u dënua për spiunim dhe aktualisht po vuan burgimin prej 16 vjetësh. Ish-marsini amerikan dhe familja e tij thonë se akuzat ndaj tij janë të rreme.

Rusët kanë lënë të kuptohet se janë të hapur të negociata, por po ashtu ata kanë thënë se do të ishte e përshtatshme që këto bisedime të mbeteshin private. Negociatat janë ndërlikuar për shkak të raporteve të tensionuara midis Uashingtonit dhe Moskës për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Mediat kanë cituar burime amerikane të cilat kanë thënë se rusët do të shkëmbenin Grinerin dhe Whelanin me tregtarin e armëve, Viktor Bout, i cili aktualisht po vuan një dënim prej 25 vjetësh në SHBA. Bout u dënua nën akuzat për komplot për të vrarë shtetas amerikanë dhe për ndihmën për një organizatë terroriste./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Revolucioni i Flamingove” nuk ndalet, protesta në Tiranë vijon prej 130 ditësh

“Revolucioni i Flamingove” nuk ndalet, protesta në Tiranë vijon prej 130 ditësh

Ndër më të moshuarat në botë, Qeveria e Shqipërisë i jep  pension të posaçëm 117-vjeçares, Qamile Marra

Ndër më të moshuarat në botë, Qeveria e Shqipërisë i jep pension të posaçëm 117-vjeçares, Qamile Marra

The Telegraph: Kryebashkiaku i Tiranës, qeveris qytetin nga burgu përmes videove të krijuara me AI

The Telegraph: Kryebashkiaku i Tiranës, qeveris qytetin nga burgu përmes videove të krijuara me AI

Përplasje mes mbështetësve të Vuçiqit dhe studentëve në Beograd

Përplasje mes mbështetësve të Vuçiqit dhe studentëve në Beograd

28 vjet nga vrasja e “Sandokanit”

28 vjet nga vrasja e “Sandokanit”

Dalin nga miniera 63 minatorët e ngujuar në Stan Tërg

Dalin nga miniera 63 minatorët e ngujuar në Stan Tërg

Ambasada Gjermane organizon pritje në Prishtinë për “Ditën e Bashkimit”

Ambasada Gjermane organizon pritje në Prishtinë për “Ditën e Bashkimit”

​KEDS publikon orarin e reduktimeve nga data 5 shtator deri me 8 shtator

KEDS njofton për vendet se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Pas ndërprerjes së tubimit në veri, Dugolli: Serbia, kurrë më zgjedhje në Kosovë, ajo kohë ka kaluar

Pas ndërprerjes së tubimit në veri, Dugolli: Serbia, kurrë më zgjedhje në Kosovë, ajo kohë ka kaluar

“InfoNata” 07.10.2026

“InfoNata” 07.10.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën