Presidenti Joe Biden tha të martën se qeveritë e Izraelit dhe Libanit kanë pranuar një propozim për t’i dhënë fund konfliktit shkatërrues midis Izraelit dhe Hezbollahut.
Biden tha se marrëveshja e armëpushimit midis Izraelit dhe Libanit do të hyjë në fuqi duke filluar nga ora 4 e mëngjesit me orën lokale të së mërkurës.
“Sot, kam një lajm të mirë për të raportuar nga Lindja e Mesme. Kam folur me kryeministrat e Libanit dhe Izraelit. Dhe kam kënaqësinë të njoftoj: Ata kanë pranuar propozimin e Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund konfliktit shkatërrues midis Izraelit dhe Hezbollahut”./CNN