TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Biden: Ideologjia e Trumpit kërcënon demokracinë amerikane

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Biden thotë se sulmi rus ndaj Ukrainës është ende i mundshëm

Joe Biden

Duke folur në Filadelfi, presidenti amerikan sulmoi të gjithë republikanët që mbështesin ideologjinë e ish-presidentit Trump “Ta bëjmë Amerikën të Shkëlqyeshme Përsëri (MAGA)” dhe u bëri thirrje mbështetësve të tij që ta luftojnë këtë ideologji.

“Donald Trump dhe republikanët MAGA paraqesin një ekstremizëm që kërcënon themelet e republikës sonë”, tha Biden duke folur pranë vendit ku u miratuan mbi dy shekuj më parë Deklarata e Pavarësisë dhe Kushtetuta amerikane.

“Ata përqafojnë zemërimin. Ata lulëzojnë në kaos. Ata nuk jetojnë në dritën e së vërtetës, por nën hijen e gënjeshtrës”, tha Biden.

“Nuk ka vend për dhunë politike në Amerikë. Pikë. Asnjë vend. Kurrë”, tha presidenti demokrat. Kjo deklaratë ishte referencë ndaj sulmit ndaj Kongresit amerikan vitin e kaluar nga mbështetësit e Trumpit, të cilët refuzonin që të pranonin humbjen e tij në zgjedhjet presidenciale.

Duke përmendur sulmin mbarëkombëtar ndaj të drejtave të abortit nga konservatorët e linjës së ashpër – dhe frikën se liritë e tjera nga qasja në kontracepsion e deri te martesat e gjinisë së njëjtë – presidenti amerikan akuzoi se “forcat MAGA” janë “të vendosura që ta kthejnë shtetin prapa”.

Teksa po luftohet për kontrollin e Kongresit në zgjedhjet e nëntorit, Biden iu drejtua republikanëve tradicionalë që t’i bashkojnë forcat me demokratët dhe të refuzojnë politikën e Trumpit, që ende ka ndikim mbi pjesën më të madhe të Partisë Republikane

.Biden e bëri të qartë se demokratët synojnë që zgjedhjet e nëntorit t’i shndërrojnë një referendum për Trumpin, duke thënë se Partia Republike është tërësisht “e dominuar dhe e frikësuar” nga ish-presidenti dhe agjenda e tij MAGA.

Dhe kjo paraqet kërcënim për këtë shtet”, tha ai, duke insistuar se demokracia amerikane duhet të mbrohet.“Mbrojeni atë. Ngrihuni për demokracinë”, bëri thirrje Biden.

Trump është kundërpërgjigjur ndaj akuzave të Bidenit përmes rrjetit të tij social, Truth Social. Ai tha se Biden nuk është i kualifikuar për të qenë president.

“Nëse ai nuk dëshiron që ta bëjë Amerikën të Shkëlqyeshme Sërish, që përmes fjalëve, medimeve dhe veprimeve, ai nuk do, atëherë ai nuk duhet të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi Trump.

Fjalimi i Bidenit – që u prezantua si fjalim për “betejën për shpirtin e kombit” – kishte për bazë një artikull që ai botoi më 2017 në The Atlantic, pas një proteste vdekjeprurëse të nacionalistëve të bardhë në Çarlostvill të Virxhinias, ngjarje, që sipas Biden, e shtyri atë të garojë për president.

“Ne po jetojmë në një betejë për shpirtin e këtij kombi”, kishte shkruar atëbotë Biden.

Sipas një sondazhi të publikuar më 1 shtator nga The Wall Street Journal, nëse zgjedhjet për Kongres do të mbaheshin sot, 47 për qind e votuesve të regjistruar do të votonin për demokratët dhe 44 për qind për republikanët.Në mars, sondazhet treguan se republikanët ishin në pesë pikë në epërsi.

Demokratët po shpresojnë të fitojnë zgjedhjet e nëntorit që kanë të bëjnë me të gjitha mandatet në Dhomën e Përfaqësuesve dhe një të tretën e ulëseve në Senatin amerikan. Tradicionalisht, zgjedhjet e ndërmjetme nuk favorizojnë partinë në pushtet.

Megjithatë, gjërat janë përmirësuar në favor të Bidenit së fundi, teksa inflacioni ka nisur që të ulet dhe në Kongres janë miratuar një sërë reformash.

Ndërkaq, Trump është duke u përballur me një seri hetimesh kriminale.Sondazhet po ashtu tregojnë se ka mbështetje në mesin e amerikanëve për të drejtat e abortit, gjë që mund të dëmtojë republikanët në zgjedhje.eo

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ekzekutohet me armë zjarri një 39-vjeçar shqiptar në Spanjë

Ekzekutohet me armë zjarri një 39-vjeçar shqiptar në Spanjë

Hegseth përmend Kosovën, teksa mbron veten nga nisma për shkarkimin e tij

Hegseth përmend Kosovën, teksa mbron veten nga nisma për shkarkimin e tij

Rama nga Parisi: Kosova shtet i pavarur, s’ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe

Rama nga Parisi: Kosova shtet i pavarur, s’ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe

Kuvajti bëhet qendra e re e koordinimit ushtarak të vendeve të Gjirit

Kuvajti bëhet qendra e re e koordinimit ushtarak të vendeve të Gjirit

iPhone-ët e ardhshëm mund të bëhen më të shkurtër, Apple mund të ndryshojë edhe mënyrën e funksionimit të iOS-it

iPhone-ët e ardhshëm mund të bëhen më të shkurtër, Apple mund të ndryshojë edhe mënyrën e funksionimit të iOS-it

Deda: Kosova duhet të diskutojë me Gjermaninë dhe Francën për anëtarësim në KiE dhe statusin e vendit kandidat në BE

Deda: Kosova duhet të diskutojë me Gjermaninë dhe Francën për anëtarësim në KiE dhe statusin e vendit kandidat në BE

Elshani viziton njësitë kufitare, në fokus siguria dhe sfidat në terren

Elshani viziton njësitë kufitare, në fokus siguria dhe sfidat në terren

Bërxulli: Kurti në Paris la të nënkuptohet se aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është i padrejtë

Bërxulli: Kurti në Paris la të nënkuptohet se aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është i padrejtë

Drake shfaqet sërish me shqiponjën dykrenare, kësaj radhe me një qafore të artë

Drake shfaqet sërish me shqiponjën dykrenare, kësaj radhe me një qafore të artë

Kurti: Kosova i bashkohet Deklaratës Politike për mbrojtjen e mirëqenies dhe të ardhmes së fëmijëve

Kurti: Kosova i bashkohet Deklaratës Politike për mbrojtjen e mirëqenies dhe të ardhmes së fëmijëve

​Komisioni Evropian nis negociatat për heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor

​Komisioni Evropian nis negociatat për heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën