TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Besimi, komponent i rëndësishëm për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Besimi, komponent i rëndësishëm për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik

Në 5-vjetorin e Forumit për Ndërtim të Besimit, Misioni i UNMIK-ut në Kosovë ka kërkuar investim të vazhdueshëm në ndërtim të paqes dhe besimit për zhvillim shoqëror dhe ekonomik.

Nënsekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Operacionet e Paqeruajtjes, Jean-Pierre Lacroix ka përshëndetur përkushtimin e institucioneve e organizatave në Kosovë për ndërtimin e besimit.

Sipas tij, ndërtimi i besimit rrit reziliencen dhe besimin e ndërsjellë në mes komuniteteve dhe institucioneve.

Lacroix u shpreh se besimi ka rëndësi kyçe në shoqëri dhe institucione publike pasi mundëson solidarizimin me njëri-tjetrin.

“Ndërtimi i besimit rrit reziliencen dhe besimin e ndërsjellë në mes komuniteteve dhe institucionet. Më lejoni të shpreh mirënjohjen time më të thellë dhe më të lartë për të gjitha komunitetet në Kosovë, OJQ, shoqëri civile dhe akterë ndërkombëtar për zotimin e tyre për të ndërtuar një shoqëri gjithëpërfshirëse në një mjedis që mundëson bashkëjetesën dhe besimin…. Besimi është një prej elementeve ndërlidhëse më të fuqishme ngase e ka mundësinë për të ndërlidhur e motivuar në nivele të ndryshme e masa të ndryshme dhe është hallka më e brishtë që nënçmohet dhe vështirë rivendosen”, tha ai.

Ndërsa, Shefja e UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh u shpreh se në kuadër të këtij Forumi si Mision kanë implementuar 250 aktivitete e projekte për ndërtimin e besimit, ndërsa kanë investuar rreth 12 milionë dollarë.

Ajo theksoi se paqeruajtja efektive kërkon investim të vazhdueshëm në ndërtim të paqes.

“Misioni ka kontribuar më shumë se 12 milionë dollarë në iniciativa të ndërtimit të besimit, shumë-gjuhësia, qasje në drejtësi, adresimi i keqinformimit, promovimi i fuqizimit ekonomik të të rinjve dhe grave, mbështetja e personave me aftësi të kufizuara dhe mbrojtja e mjedisit…Dua të shtoj që besimi gjithashtu fillon me secilin prej nesh, sot ne njohim e pranojmë se mbi të gjitha paqeruajtje efektive kërkon investim të vazhdueshëm në ndërtim të paqes. Duhet të jemi të qëndrueshëm, duhet të jemi të palëkundur në këtë aspiratë madje edhe në kohërat më të pasigurta. Përvoja na tregon se nuk ka një konfigurim apo mjet ideal për ndërtimin e besimit, por është pikërisht kjo arsyeja se pse ne duhet ta rigjallërojmë dhe ritheksojmë përkushtimin tonë ndaj paqes. Gjatë punës për ndërtim të paqes gjerë më tani kemi arritur t’i identifikojmë ndryshimet dhe përvojat dhe të mësojmë nga këto. Kemi shkuar një hap më tej, kemi arritur t’i identifikojmë të përbashkëtat dhe impaktin që ndërtimi i besimit e ka në shëndetësi, në jetën familjare dhe jetesën familjare”, u shpreh ajo.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha se fokusi i kryeqyteti është të jetë zë i fuqishëm në mbrojtjen dhe avancimin e rritjes së shërbimeve për të gjitha komunitetet pa dallim.

Rama theksoi se tashmë kanë nisur fushatën përmes të cilës synohet shtetësia e të gjitha banorëve.

“Kryeqyteti në fokusin e tij e ka konceptin e gjithëpërfshirës dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Ne si kryeqytet do të veprojmë me qytetarë nga gjithë Kosova, të cilët e kanë bërë Prishtinën shtëpi të tyre duke filluar e jetuar këtu. Kontributi i tyre është vlerë e shtuar për qytetin dhe përvojat e larmishme vetëm se e pasurojnë bashkëjetesën tonë…Vitin e kaluar kemi nisur kampanjën për regjistrimin falas fushatë e cila do të vazhdoj edhe këtë vit dhe përmes kësaj fushate synojmë të mos kemi asnjë qytetarë të Prishtinës pa shtetësi, dhe në gatishmëri të gjithë qytetarëve për t’u bërë zë i fuqishëm në mbrojtjen dhe avancimin e rritjes së shërbimeve për të gjitha komunitetet pa dallim”, tha ai.

Në këtë ngjarje të misionit të UNMIK-ut “Ndërtimi i besimit në Kosovë: Mbështetja e Bashkësisë për një të Ardhme më të Mirë” u bë dhe lansimi i qendrës si dialogut “Barabar”, e cila ndodhet në Prishtinë dhe është krijuar nga dy organizata jo-qeveritare.

Qëllimi i kësaj qendre është rritja e mundësisë së bashkëpunimit dhe tolerancës për të gjitha komunitetet.

Po ashtu, në këtë aktivitet janë ndarë mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërtimin e besimit në Kosovë, ndër ta këtë certifikatë e mori edhe kryetari i Qendrën Burimore për Personat e Zhdukur, Bajram Çerkini./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Dokumente të dyshuara si të falsifikuara, Policia ndalon dy shtetas serbë në Jarinje

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Ngriten çmimet e derivateve në Kosovë

Ndërprerje të përkohshme të ujit në disa zona të Mitrovicës për shkak të punimeve në rrjet

Disa lagje të Vushtrrisë do të mbesin pa ujë për shkak të punimeve në rrjetin e furnizimit

Si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë?

Si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë?

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Dokumente të dyshuara si të falsifikuara, Policia ndalon dy shtetas serbë në Jarinje

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Ngriten çmimet e derivateve në Kosovë

Detaje të reja nga vrasja e policit në Shqipëri, autori një person me rrezikshmëri të lartë

Detaje të reja nga vrasja e policit në Shqipëri, autori një person me rrezikshmëri të lartë

Vritet një polic në Maliq gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim

Vritet një polic në Maliq gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim

Ndërprerje të përkohshme të ujit në disa zona të Mitrovicës për shkak të punimeve në rrjet

Disa lagje të Vushtrrisë do të mbesin pa ujë për shkak të punimeve në rrjetin e furnizimit

Si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë?

Si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë?

“The Wom”: Çfarë duhet parë patjetër në Shqipëri?

“The Wom”: Çfarë duhet parë patjetër në Shqipëri?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën