TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

BERZh-i nga ky muaj pritet t’i ngritë normat e interesit, 100 milionë euro synon t’i ndajë për Kosovën

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
BERZh-i nga ky muaj pritet t’i ngritë normat e interesit, 100 milionë euro synon t’i ndajë për Kosovën

Përkundër këtij shtrenjtimi, BERZH synon që për vitin e ardhshëm të investojë në Kosovë 100 milionë euro përmes instrumenteve financiare.

Fokusi i kësaj banke për vitin 2023, mbetet edhe sektori i ICT-së (shërbimi i informacionit dhe teknologjisë), por gjithashtu edhe sektorët tjerë si ai i industrisë së drurit, metal përpunimit dhe industria e përpunimit të ushqimit.

Reklamë

Menaxherja e programit për këshillim të bizneseve nga BERZH, zyra në Kosovë, Leonora Kusari, duke mos treguar se sa për qind do të ngritën tarifat për normat e interesit, ka thënë në një intervistë për KosovaPress, se shtrenjtimi i kredive do të ndodhë patjetër në muajt e parë të vitit 2023.

Ky shtrenjtim i kredive bankare nga BERZH, pritet të ndodhë si rrjedhojë e rritjes së normës së Euribor-it në tregun evropian.

BERZH është një bankë ndërkombëtare që bënë investime në Kosovë me kredi që nuk i ka normat e interest më të ulëta se bankat komerciale në Kosovë. Kusari ka thënë se sa i përket normave të interesit, ato janë në një linjë me bankat kosovare, por që BERZH ka disa benefite të tjera me grejs periudhë.

“Për shumicën e projekteve të cilat i kemi pasur të kontraktuara më herë nuk ka pasur ngitje të normave të interesit bankar më 2022, por nuk do të thotë që në vitin 2023, në bazë të situatës ashtu siç e shohim mund të ketë edhe ngritje. Pra, pritet të ketë rritje të normave të interesit për shkak të rritjes së normës në Euribor në tregun evropian gjatë gjashtë mujorit të fundit. Nuk e dimë se sa do të jetë ajo ngritje. Atë analizë e bëjnë ekonomistët në bankën tonë (BERZH), por të shohim në janar. Mirëpo, ngritje do të ketë patjetër, gjithsesi”, thotë Kusari.

Menaxherja Kusari ka thënë po ashtu se BERZH ka miratuar strategjinë për periudhën 2023-2027, ku fokusi kryesor është fuqizimi i sektorit privat përmes krijimit të instrumenteve financiare të reja për digjitalizim, energji të ripërtërishme, si dhe për integrim regjional.

“BERZH-i në vitin 2022 ka arrit që të bëjë investime në vlerë prej 100 milionë euro, prej të cilave 60 për qind janë në sektorin privat. Kjo nënkupton se pjesa më e madhe kanë shkuar përmes bankave komerciale, përmes instrumenteve financiare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ndërsa 20 milionë euro kemi financuar Proex, investim direkt në një korporatë këtu. Ne kemi një strategji të cilën e kemi aprovuar në vitin 2022, e cila përfshinë periudhën 2023-2027 dhe aty fokusi kryesor është për fuqizimin e sektorit privat përmes krijimit të instrumenteve financiare të reja, por edhe për pjesën e këshillimit. Tri tema janë kryesore në të cilat fokusohemi: digjitalizimi, energjia e ripërtëritshme, si dhe integrimi regjional. Pra, për këto tema do të jetë fokusi për vitin 2023”, thotë ajo.

Kusari ka thënë se edhe për vitin 2023 pritet të ndahen 100 milionë euro përmes tri instrumenteve financiare, për mbështetjen e grave në biznes, për Programin Reboot për teknologji më bashkëkohore dhe për Programin të Rinjtë në biznes.

“Të gjitha instrumentet janë regjionale për krejt Ballkanin, mirëpo edhe për atë nuk kemi kuota të caktuara, kjo varet prej vendeve të cilat kanë paraqitur kërkesa më të mëdha. Në vitin 2022 ka demonstruar që në Kosovë kemi distribuuar më së shumti, shpresojmë që edhe në vitin 2023 të ndodhë njëjtë (100 milionë euro). Janë tri instrumente kryesore që vlen me i përmend; gratë në biznes, programin Reboot për ndërmarrje të vogla dhe të mesme e për investime në energji efiçiente ose për teknologji më bashkëkohore, si dhe kemi programin të Rinjtë në Biznes që sapo kemi nënshkruar marrëveshjen me Bankën për Biznes. Po ashtu, kemi edhe një fond i cili quhet për zgjerimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Ballkan, prej të cilave investimi i parë që është bërë, është ai me Proex. Shpresojmë që …. të investojmë edhe në kompani të ngjashme si kjo”, thotë ajo.

Ndër të tjera, Kusari ka theksuar se Kosova ka potencial në të gjithë sektorët, por shton se BERZh do të ketë në fokus edhe sektorin e ICT-së (Shërbimi i informacionit dhe teknologjisë).

“Ne nuk ndajmë sektorë, mendojmë se potenciali i zhvillimit në Kosovë është në të gjithë sektorët. Pa dyshim që do të fokusohemi në fushën e ICT-së (shërbimi i informacionit dhe teknologjisë), e cila ka filluar një zhvillim të madh në Kosovë. Mendojmë se në këtë sektor, asistenca jonë, qoftë përmes këshillimit apo financimit, është më e nevojshme për shkak se bankat komerciale nuk kanë instrumente financiare për me i mbështetur ICT-n. Por, gjithashtu nuk përjashtohen edhe sektori i sportit, industria e drurit, metal përpunuesit dhe industria e përpunimit të ushqimit”, thekson ajo.

Më 2022, përmes institucioneve mikrofinanciare dhe Bankë Për Biznes, janë financuar diku 1000 biznese, kurse përmes ngritjes së kapaciteteve dhe këshillimeve për gratë, rreth 500 gra kosovare kanë marrë asistencë teknike.

BERZH është një bankë ndërkombëtare dhe instrumentet e tyre financiare kanë kamata – interes.

Sa i përket instrumentit financiar Reboot, ky program është duke u implementuar nga Procredit Bank, Raiffeisen Bank në Kosovë dhe Banka Për Biznes.

Në atë instrument financiar për t’i nxitur kompanitë për të investuar në energji të ripërtëritshme ose teknologji më bashkëkohore, ku kredia është deri në 1 milion euro dhe BERZH jep deri në 15 për qind grant, nga donatorët, sidomos Komisioni Evropian./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Smajljaj: Konstituimi i Kuvendit, më shumë gjasa për zgjedhje të reja sesa për formim të Qeverisë

Smajljaj: Konstituimi i Kuvendit, më shumë gjasa për zgjedhje të reja sesa për formim të Qeverisë

Përfshihet nga zjarri furra e njohur për “peraca” në Mitrovicë të Jugut

Përfshihet nga zjarri furra e njohur për “peraca” në Mitrovicë të Jugut

Maloku: Glauk Konjufca, shpresa e vetme për më shpëtuar këtë devijim politik

Maloku: Glauk Konjufca, shpresa e vetme për më shpëtuar këtë devijim politik

Gashi: PDK ra në kurthin e qëndrimeve të veta – s’mund ta kritikojë Bashën

Gashi: PDK ra në kurthin e qëndrimeve të veta – s’mund ta kritikojë Bashën

Smajljaj: Konstituimi i Kuvendit, më shumë gjasa për zgjedhje të reja sesa për formim të Qeverisë

Smajljaj: Konstituimi i Kuvendit, më shumë gjasa për zgjedhje të reja sesa për formim të Qeverisë

Juventusi sfidon Napolin për Sanchon

Roma heq dorë nga Sancho

Asani debuton me barazim tek Esteghlali

Asani debuton me barazim tek Esteghlali

Ajeti në formacionin e javës në Turqi

Ajeti në formacionin e javës në Turqi

Sunderlandi i Xhakës eliminohet nga Huddersfieldi

Sunderlandi i Xhakës eliminohet nga Huddersfieldi

Arthur Melo huazohet te Gremio

Arthur Melo huazohet te Gremio

Milani, favorit për Rabiotin

Milani, favorit për Rabiotin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X