TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Begaj: Partneriteti strategjik me SHBA, gur themeli i politikës të jashtme dhe i sigurisë

by teve1
4 muaj ago
0
A A
Begaj: Partneriteti strategjik me SHBA, gur themeli i politikës të jashtme dhe i sigurisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj mori pjesë në kremtimin e 25-vjetorit të bashkëpunimit midis Forcave të Armatosura dhe Gardën Kombëtare të New Jersey-t.

Në këtë ceremoni, të zhvilluar në Komandën e Forcës Tokësore në Zall-Herr, krahas autoriteteve të larta të mbrojtjes dhe përfaqësuesve të institucioneve shqiptare, ishin të pranishëm dhe përfaqësuesja e Gardës Kombëtare të Neë Jersey-it, gjenerale Yvonne Mays, si dhe zonja Nancy VanHorn, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Në fjalën përshëndetëse, presidenti Begaj e cilësoi këtë përvjetor si akt nderimi për partneritetin Shqipëri-SHBA që ka prodhuar besim, profesionalizëm, siguri, dhe, mbi të gjitha, lidhje njerëzore midis ushtarakëve, institucioneve dhe dy popujve.

“Për Shqipërinë, partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një nga gurët themelorë të politikës sonë të jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes”, deklaroi Presidenti Begaj në fjalën përshëndetëse.

Begaj theksoi se bashkëpunimi me Gardën Kombëtare të New Jersey-it, përbën një nga historitë më të suksesshme të bashkëpunimit ushtarak dhe strategjik Shqipëri-SHBA, pasi për 25 vite ka ndihmuar në transformimin, modernizimin dhe forcimin e Forcave të Armatosura.

“Ka qenë një marrëdhënie besimi, profesionalizmi dhe solidariteti. Përmes trajnimeve, edukimit ushtarak, mbështetjes teknike, stërvitjeve të përbashkëta dhe angazhimeve operacionale, ky partneritet ka ndihmuar që Forcat tona të Armatosura të afrohen gjithnjë e më shumë me standardet më të mira të NATO-s. Sot, Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë më profesionale, më të ndërveprueshme dhe më të përgatitura për të përmbushur detyrimet e tyre kombëtare dhe aleate”, u shpreh Presidenti.

Gjatë fjalës Begaj theksoi se ka ende potencial për të zgjeruar këtë bashkëpunim dhe se ai duhet të marrë dimensione të reja, si në arsimin ushtarak, stërvitjet e përbashkëta, në mbrojtjen kibernetike, edhe në zhvillimin e infrastrukturës strategjike.

“Shqipëria ka shumë për të ofruar dhe shumë për të ndërtuar së bashku me partnerët e saj amerikanë. Infrastruktura strategjike, kapacitetet mbrojtëse, Baza Ajrore Taktike e Kuçovës, porti i Porto Romanos, projektet në fushën e transportit dhe korridoret rajonale të lidhjes janë pjesë e një vizioni më të gjerë: një vizioni të një Shqipërie më të fortë, më të sigurt dhe më të dobishme për Aleancën”, shtoi Presidenti.

Për sa i përket situatës në rajonin tonë dhe sfidave të kohës, Presidenti Begaj theksoi nevojën për forcim të mëtejshëm të NATO-s, anëtarësim të Kosovës në këtë organizëm dhe prezencën e domosdoshme të SHBA-së në rajon.

“Në këtë kohë krizash dhe pasigurish, siguria është më parësore se kurrë. Për Shqipërinë, NATO duhet të mbetet e fortë, aktive dhe e bashkuar, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partneri ynë kryesor strategjik”, deklaroi Begaj, duke u shprehur se “sfida të përbashkëta kërkojnë përgjigje të përbashkëta”.

“Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj strategjike. Ajo qëndron me Shtetet e Bashkuara, me NATO-n dhe me botën demokratike. Dhe nëse dikush kërkon të gjejë një vend pro-amerikan në rajonin tonë, do ta gjejë gjithmonë në Shqipëri, në Kosove dhe kudo ku ka shqiptarë. Ne ishim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në koalicionin antiterror, jemi edhe sot në nismën e Samitit për Paqen”, deklaroi Presidenti Begaj, transmeton ATSH.

Kreu i shtetit shqiptar rikonfimoi mirënjohje për kontributin e Gardës Kombëtare të Neë Jersey-it dhe mbështetjen e tij për suksesin e mëtejshëm dhe forcimin e marrëdhënieve me Shtete e Bashkuara.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident i rëndë në Himarë, automjeti përmbyset në rrugë, tre persona të lënduar

Aksident i rëndë në Himarë, automjeti përmbyset në rrugë, tre persona të lënduar

​BE miraton fondet për raketat Patriot për Ukrainën

​BE miraton fondet për raketat Patriot për Ukrainën

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

Rama: “Liri për çlirimtarët”, Hashim Thaçi do të triumfojë me forcën e së vërtetës

Rama: “Liri për çlirimtarët”, Hashim Thaçi do të triumfojë me forcën e së vërtetës

Durmishi jep detaje për aksionin në Pejë, thotë se ka zyrtarë të arrestuar

Durmishi: UÇK-ja është vlera më e lartë kombëtare, thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”

Berisha paralajmëron për profile false: Po synohet nxitja e dhunës dhe përçarjes në Kosovë

Berisha paralajmëron për profile false: Po synohet nxitja e dhunës dhe përçarjes në Kosovë

​Nga Hyjnesha te viti 2030, historia që fshihet pas logos së “Prishtina 2030”

​Nga Hyjnesha te viti 2030, historia që fshihet pas logos së “Prishtina 2030”

Prishtina bëhet gati për Marshin “Kosova po Pret”

Prishtina bëhet gati për Marshin “Kosova po Pret”

Policia njofton për bllokimin e disa rrugëve gjatë “Marshit për Liri”

Policia njofton për bllokimin e disa rrugëve gjatë “Marshit për Liri”

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Gruaja gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë, trupi dërgohet në IML

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën