TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Begaj në Bratisllavë: Sllovakia, partner i rëndësishëm në rrugëtimin evropian të Shqipërisë

by teve1
4 muaj ago
0
A A
Begaj në Bratisllavë: Sllovakia, partner i rëndësishëm në rrugëtimin evropian të Shqipërisë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Sllovaki me ftesë të homologut të tij, Peter Pellegrini.

Gjatë takimit tête-à-tête dhe më pas në takimin e zgjeruar mes delegacioneve, dy presidentët diskutuan mbi avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, si edhe sfidat e sigurisë si aleate në NATO.

Në konferencën e përbashkët për mediat, Presidenti Begaj vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Sllovakisë për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar atë një partner dhe aleat të rëndësishëm në rrugëtimin evropian të vendit.

Kreu i Shtetit theksoi progresin e Shqipërisë në procesin e negociatave dhe ambicien për të përmbyllur grup-kapitujt brenda vitit të ardhshëm, me objektivin strategjik të anëtarësimit të plotë në BE në vitin 2030.

“Shqipëria ka hapur për një vit të gjithë grupkapitujt, një kohë rekord, dhe synon mbylljen e tyre në vitin 2027 dhe për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian si anëtare në vitin 2030.

Me këtë rast, unë falënderoj sërish dhe i jemi mirënjohës qoftë Presidentit, qoftë qeverisë, shtetit sllovak, për gjithë mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, me bindjen që kjo mbështetje do të vijojë akoma më tej edhe në të ardhmen dhe do të jetë e fortë si tani”- u shpreh Presidenti.

Presidenti vlerësoi se , “Strukturat e Bashkimit Evropian kanë njohur dhe kanë vlerësuar progresin e bërë nga Shqipëria në reformat e thella të ndërmarra, po ashtu edhe progresin e prekshëm institucional.

Në këtë kuptim, Sllovakia, duke qenë një nga avokatet më të rëndësishme në procesin e anëtarësimit në Bashkimit Evropian për Shqipërinë, ka ndihmuar Shqipërinë dhe ka qenë gjithmonë prezente me ekspertizën e saj.

Për sa i përket Shqipërisë, Shqipëria i ka bërë detyrat e saj.”

Kreu i Shtetit çmoi jo vetëm mbështetjen e politikës sllovake, por edhe të qytetarëve sllovake, të cilët mbështesin në mënyrë të qartë zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Begaj shprehu, gjithashtu, mirënjohje edhe për angazhimin e Sllovakisë në kuadër të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”.

Dy presidentët konfirmuan vullnetin për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të përbashkët, si: energjia, turizmi, bujqësia dhe shëndetësia, energjia e rinovueshme dhe tranzicioni i gjelbër.

Ata theksuan nevojën për institucionalizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit përmes zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese dhe krijimit të instrumenteve të reja të partneritetit.

Krijimi së fundi i linjave direkte të fluturimit Tiranë – Bratislavë u çmua si një mundësi që do të sjellë më afër dy popujt tanë e do të forcojë miqesinë mes tyre.

Për sa i përket rajonit, Presidenti Begaj theksoi se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor mbetet thelbësor për sigurinë e Evropës dhe nënvizoi se integrimi evropian i rajonit duhet të mbetet prioritet strategjik i Bashkimit Evropian.

Duke falënderuar Sllovakinë për prezencën me trupa në KFOR, Kreu i Shtetit shprehu besimin për “një rivlerësim të situatës së saj në lidhje me Kosovën, së paku në mosbllokimin e rrugëtimit të saj për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare”.

Gjatë qëndrimit në Bratisllavë, Presidenti Begaj zhvilloi takime edhe me Kryeministrin Robert Fico dhe me Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Republikës Sllovake, Richard Raši, gjatë të cilave mori një mbështetje të plotë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kreu i Shtetit nderoi viktimat e komunizmit në memorialin “Porta e Lirisë”, kushtuar heronjve që humbën jetën duke tentuar të kapërcenin “Perden e Hekurt” të ish-Çekosllovakisë./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përmirësohet situata me zjarret në Shqipëri, vetëm 6 vatra aktive

Përmirësohet situata me zjarret në Shqipëri, vetëm 6 vatra aktive

25 vjet nga sulmet terroriste në ShBA

25 vjet nga sulmet terroriste në ShBA

Aksidentohet autobusi turistik në Zvicër, raportohet për disa të vdekur

Aksidentohet autobusi turistik në Zvicër, raportohet për disa të vdekur

SPAK kap disa të dyshuar të tjerë në skemën e mashtrimit të shtetasve të huaj online

SPAK kap disa të dyshuar të tjerë në skemën e mashtrimit të shtetasve të huaj online

Krasniqi mbështet marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Krasniqi mbështet marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Kim Mehmeti: Disa parti në Kosovë, shtetin e shikojnë si lopë

Kim Mehmeti: Disa parti në Kosovë, shtetin e shikojnë si lopë

Tragjedi në Shtime, gruaja 46-vjeçare ndërron jetë pasi bie nga kati i tretë i një ndërtese

Vdes një person në Malishevë, i ra nga rimorkioja derisa ishte duke punuar

Shaip Muja thyen heshtjen, i drejtohet me letër Hagës

Shaip Muja thyen heshtjen, i drejtohet me letër Hagës

Amir Rrahmani ndihet i ‘kërcënuar nga FFK-ja, angazhon avokat

Amir Rrahmani tërhiqet nga Kombëtarja e Kosovës, akuzon FFK-në dhe udhëheqësit e saj

“Papuçja e shqyer sepse babi i tij nuk ka pas para me ble këpucë”  – 28 vjet që nga vdekja e Leotrim Ahmetit

“Papuçja e shqyer sepse babi i tij nuk ka pas para me ble këpucë”  – 28 vjet që nga vdekja e Leotrim Ahmetit

Stacioni Policor i Malishevës del më efikasi në raportin e IPK-së, Komandanti: Jemi krenarë për të arriturat

Stacioni Policor i Malishevës del më efikasi në raportin e IPK-së, Komandanti: Jemi krenarë për të arriturat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën