Kështu, Presidenca njoftoi organizimin e ceremonisë së fillimit të detyrës të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj pasditen e së dielës.
Sipas njoftimit, Presidenti Begaj do të mbërrijë në Presidencë rreth orës 19:15 dhe më pas dy presidentët do zënë vend në tribunë ku do luhet dhe Himni Kombëtar nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, shoqëruar nga 21 të shtëna topi.
Vitore Tusha, kryetare e Gjykatës Kushtetuese i dorëzon Presidentit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe më pas Begaj do të mbajë fjalën e rastit.
Komandanti i Truprojës së Nderit i Forcave të Armatosura i paraqet forcën Presidentit. Kalim në revistë i Presidentit.
Presidenti i shoqëruar nga familja hyjnë në Presidencë dhe më pas parasikohet pritje zyrtare në oborrin e Presidencës./atsh