TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE paralajmëron masa të reja, Qeverisë i bëhet thirrje të reflektojë

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mattheë Miller, tha se Kosova me vendimet e vazhdueshme të pakoordinuara po vë në rrezik mundësitë që Uashingtoni i ka ndihmuar t’i krijojë. E më i ashpër, ishte zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili paralajmëroi ashpërsim të masave të BE-së ndaj Kosovës, pas veprimeve të fundit në veriun e vendit. Njohësit e çështjeve politike në vend, thonë se ky është momenti i fundit që Qeveria e Kosovës të reflektoj për thirrjet e ndërkombëtareve.

by Fidan Zejnullahu
1 vit ago
0
A A
Shqipëria hapi negociatat, cilët janë hapat për anëtarësim

Të mërkurën doli para gazetarëve.

E zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, foli edhe mbi ngjarjet e fundit në Kosovë.

Para gazetareve, Mattheë Miller, tha se Kosova po rrezikon përmes e veprimeve të njëanshme.

Këto deklarata Miller i bëri pas veprimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës në veriun e vendit.

“Ne besojmë se vënë në rrezik mundësitë që ne kemi ndihmuar Kosovës t’i krijojë. Nëse e shikoni që nga pavarësia e Kosovës, SHBA-ja fuqishëm ka mbështetur integrimin e tyre të plotë në komunitetin ndërkombëtar si demokraci sovrane e multientike, por për të realizuar këtë vizion që ne ndajmë, ne kemi bashkëpunuar me udhëheqësit e njëpasnjëshëm të Kosovës në masat për të fuqizuar paqen dhe prosperitetin në vend, duke avancuar Kosovën në rrugën euroatlantike”, tha Miller.

Një ditë më pas, deklaratën e Miller e ka shpërndarë edhe ambasada amerikane në Prishtinë.

E për Kosovën të enjten u fol edhe në foltoren e Bashkimit Evropian.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se masat ndëshkuese ndaj Kosovës, mund të ashpërsohen.

“Në vend të hapave që do të çonin në uljen e tensioneve, janë ndërmarrë shumë e më shumë hapa dhe vendime të njëanshme që çojnë drejt përshkallëzimit. Atëbotë thamë që masat janë progresive, ato mund të ashpërsohen apo lehtësohen varësisht nga zhvillimi i situatës. Kjo pjesë prek pjesën e parë të pyetjes, se çfarë do të bëjmë [pas vendimeve të fundit të autoriteteve në Kosovë]. Pra, kemi masa në fuqi dhe këto masa mund të ashpërsohen nëse për një gjë të tillë pajtohen të gjithë akterët e BE-së”, tha Stano.

E reagimet e ndërkombëtarëve, si alarmante po i sheh Milazim Krasniqi.

Profesori universitar, thotë se ky është momenti i fundit që Qeveria e Kosovës, të reflektoj mbi këto thirrje.

“Ky reagim tregon seriozitetin më të cilin do duhej të ballafaqohej Qeveria e Kosovës, sepse veprimet e njëanshme në Kosovë, në fakt paraqesin rrezim për eskalimin e situatës për shkak se për disa veprime të njëanshme Kosova është nën sanksione të BE-së, por, nëse vazhdon kështu, eskalimi mund të marrë drejtim të rrezikshëm”, u shpreh Krasniqi.

Vetëm brenda kësaj jave, përmes një aksioni policor u mbyllën nëntë degë të Postës së Serbisë në veriun e vendit.

E të enjten u testua edhe stabiliteti  i Urës së Ibrit, që ndanë Mitrovicën e Jugut dhe atë të Veriut.

Tags: BEMasat ndaj Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryeziu tregon se çfarë mund të ndodhë nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda 12 ditëve

Kryeziu tregon se çfarë mund të ndodhë nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda 12 ditëve

Kurti: Serbia po ndërhyn në zgjedhje lokale të Kosovës

Kurti përgëzon Trump për marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit

Spahiu: Nëse vërtetohet fajësia e Shehollit, ish-shefat e AKI-së duhet të merren në përgjegjësi

Spahiu: Nëse vërtetohet fajësia e Shehollit, ish-shefat e AKI-së duhet të merren në përgjegjësi

Limaj: Ekrem Kastrati gëzon besimin e qytetarëve

“InfoNata” 09.10.2025

“InfoNata” 09.10.2025

Haradinaj: Fitore që në raundin e parë për Smajl Latifin

Haradinaj: Fitore që në raundin e parë për Smajl Latifin

Kurti: Kamenica, model i qeverisjes lokale

Kurti: Kamenica, model i qeverisjes lokale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën