TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE-ja vlerëson progresin e Shqipërisë në zbatimin e IPA-së dhe Planit të Rritjes

by teve1
2 orë ago
0
A A
BE-ja vlerëson progresin e Shqipërisë në zbatimin e IPA-së dhe Planit të Rritjes

Bashkimi Evropian dhe qeveria e Shqipërisë mbajtën dy mbledhje të monitorimit të përvitshëm në Tiranë më 9 dhe 10 qershor për shqyrtimin e progresit me zbatimin e asistencës financiare të BE-së në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje (RGF) dhe Instrumentit për Ndihmën e Paraanëtarësimit (IPA), shkruan atsh, transmeton KosovaPress.

Mbledhjet e bashkëkryesuara nga Eridana Çano, koordinatore Kombëtare e IPA-s, Koordinatore Kombëtare e RGF-së dhe drejtore e përgjithshme e SASPAC-ut dhe Sigrid Brettel, shefe njësie e Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore (DG ENEST) vlerësuan arritjet, diskutuan vështirësitë dhe arritën marrëveshje për përparësitë e vitit në vijim.

Të dy instrumentet, shkruan atsh, luajnë rol kyç për mbështetjen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke përshpejtuar reformat dhe siguruar përfitime të prekshme për qytetarët.

“Komisioni i dytë i Monitorimit të Instrumentit për Reforma dhe Rritje shqyrtoi progresin e zbatimit të Agjendës së Reformave të Shqipërisë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor në pesë fusha me përparësi: mjedisi i biznesit, kapitali njerëzor, energjia, transformimi digjital dhe infrastruktura, dhe shteti i së drejtës. Agjenda e Reformave mbështet reformat që synojnë të përshpejtojnë konvergjencën ekonomike me Bashkimin Evropian, rritjen e konkurrueshmërisë, përgatitjen e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun e Vetëm të BE-së dhe sjelljen e përfitimeve për qytetarët që përpara anëtarësimit.”

Tregu i Vetëm dhe sjellja e përfitimeve për qytetarët që përpara anëtarësimit.

Që prej fillimit të programit në vitin 2024, Shqipëra ka përfunduar 21 nga 41 hapat e reformave gjatë periudhës së parë të raportimit dhe 12 nga 21 hapat e reformave në periudhën e dytë të raportimit. Bazuar në këtë progres, BE-ja ka disbursuar deri tani 213 milionë euro në tre këste nga shuma e përgjithshme prej 922 milion eurove, çka e bën Shqipërinë një nga vendet me performancën më të mirë ndër vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në hapje të mbledhjes, zëvendëskryeministrja Albana Koçiu konfimoi edhe një herë angazhimin e Shqipërisë për procesin e reformave.

“Mbi të gjitha, RGF-ja është mjet për ndryshimet e thella strukturore që do t’i mbijetojnë edhe vetë instrumentit duke formësuar kapacitetet, kulturën e llogaridhënies dhe koherencën e politikave të shtetit shqiptar në periudhën afatgjatë. Qeveria e Shqipërisë ka garantuar udhëheqjen politike dhe mobilizimin ndërqeveritar. Dorëzimi i raportit të radhës në korrik të këtij viti përfaqëson një fazë vendimtare, sepse është testimi i maturisë sonë administrative dhe sinjal drejtuar parterëve tanë evropianë dhe rajonit lidhur me çka Shqipëria është e aftë të arrijë. Qeveria është tërësisht e ndërgjegjshme se rigoroziteti i këtij dorëzimi do të kushtëzojë drejtpërsëdrejti trajektoren e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë. Nuk kërkojmë vetëm këstin e radhës së fondeve. Po ndërtojmë historikun që do ta përcaktojë Shqipërinë si partner të besueshëm të parashikueshëm dhe me performancë të fortë të Bashkimit Evropian”, tha ajo.

Sigrid Brettel mirëpriti performancën domethënëse të Shqipërisë, ndërkohë që nxiti vijimin e këtij momenti.

“Performanca e Shqipërisë në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje është e mirë dhe ne duam t’ju mbështesim që kjo performancë të jetë e shkëlqyer. Periudha e ardhshme e raportimit do të jetë kritike në kuadër të afrimit të disa prej afateve të zbatimit të reformave. Gjirthashtu, Komisioni Evropian do t’i akordojë fonde shtesë vendeve të Ballkanit Perëndimor me performancën më të mirë. Shqipëria ka mundësi të vijojë të renditet ndër vendet me performancën më të mirë dhe të përfitojë nga mbështetja shtesë e bazuar në reforma në të ardhmen, përmes progresit të vazhdueshëm me zbatimin e tyre”, tha ajo.

Komisioni Evropian theksoi rëndësinë e ruajtjes së momentit të reformave dhe bashkërendimin e efektshëm për të siguruar disbursimet e ardhshme dhe përparimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Performanca e mirë e Shqipërisë mund t’i mundësojë vendit të përfitojë financim shtesë nga BE-ja, të lidhur me angazhimet e ardhshme për reforma në kuadër të Agjendës së Reformave.

Komisioni i Përvitshëm për Monitorimin e IPA-s shqyrtoi zbatimin e rreth 150 projekteve në zbatim e sipër të financuara nga BE-ja, të cilët mbështesin reformat që lidhen e procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Që prej vitit 2007, BE-ja ka siguruar më shumë se 1,9 miliardë euro për Shqipërinë në formë grantesh.

Së bashku me investimet e Kuadrit të Investimjaeve për Ballkanin Perëndimor, kjo mbështetje ka mobilizuar rreth 4,7 miliardë euro investime që prej vitit 2008.

Komisioni mirëpriti nisjen e projekteve të reja gjatë vitit pararendës në fusha që përfshijnë antikorrupsionin, mjedisin, qeverisjen vendore dhe sigurinë ushqimore.

Po ashtu, është bërë e ditur se janë miratuar 100 milionë euro në kuadër të programit IPA 2025-2027 në mbështetje të reformave për shtetin e së drejtës, drejtësinë, të drejtat e njeriut, qeverisjen e mirë dhe lëndët e para kritike.

BE-ja mirëpriti edhe përdorimin më të gjerë të projekteve të binjakëzimit, ku Shqipëria mund të ndihmohet drejtpërsëdrejti nga institucione të vendeve anëtare të BE-së, të cilat mbështesin përgatitjet për anëtarësim në BE.

Diskutimet theksuan nevojën e përshpejtimit të zbatimit të një sërë programesh madhore, përfshirë programe operacionale me vlerë rreth 130 milionë euro në fushat e transformimit digjital, eficiencës së energjisë dhe punësimit të rinisë.

Zbatimi i tyre me sukses lidhet edhe me përmbylljen e piketave mbyllëse në kuadër të Kapitullit 22 të negociatave të anëtarësimit.

Komisioni diskutoi edhe fushat që kërkojnë vëmendje të shtuar, përfshirë kapacitetet administrative, plotësimin dhe mbajtjen e stafit, procedurat e kontraktimit, bashkërendimin e projekteve të investimit, përgatitjet për menaxhimin e programeve të BE-së në të ardhmen dhe fuqizimin e menaxhimit dhe kontrollit financiar, si dhe sistemeve të kontrollit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump thotë se anuloi një sulm të ri ndaj Iranit

Trump paralajmëron sulme ndaj Iranit dhe marrjen e ishullit Kharg

14 persona në Shqipëri shpallen fajtorë për pjesëmarrje në organizatë terroriste

14 persona në Shqipëri shpallen fajtorë për pjesëmarrje në organizatë terroriste

Rusia: Tensionet e fundit në Lindjen e Mesme kërcënojnë ekonominë globale në tërësi

Rusia: Tensionet e fundit në Lindjen e Mesme kërcënojnë ekonominë globale në tërësi

Dyshohet se qëlloi me shuplakë një fëmijë, nisin hetimet për edukatoren në Tiranë

Vdekja e 15-vjeçarit në Gjirokastër, arrestohet pronari i pishinës

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Nga Gjermania ekstradohet i kërkuari për tentim vrasje dhe grabitje

Rita Ora vjen në Ohër këtë verë, do të mbajë koncert madhështor në stadiumin “Biljanini Izvori”

Rita Ora vjen në Ohër këtë verë, do të mbajë koncert madhështor në stadiumin “Biljanini Izvori”

Përfundon numërimi në 13 QKN – KQZ sqaron procedurat para numërimit të votave të diasporës

Fillon numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike, 35 komuna përfundojnë numërimin e votave nga votimi brenda vendit

Nga një muaj paraburgim tre të arrestuarave në operacionin “Mega”

Nga një muaj paraburgim tre të arrestuarave në operacionin “Mega”

Trump thotë se anuloi një sulm të ri ndaj Iranit

Trump paralajmëron sulme ndaj Iranit dhe marrjen e ishullit Kharg

14 persona në Shqipëri shpallen fajtorë për pjesëmarrje në organizatë terroriste

14 persona në Shqipëri shpallen fajtorë për pjesëmarrje në organizatë terroriste

PSRK-ja dhe Thesari Amerikan forcojnë bashkëpunimin në luftën kundër pastrimit të parave

PSRK-ja dhe Thesari Amerikan forcojnë bashkëpunimin në luftën kundër pastrimit të parave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën