TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE-ja kërkon të frenojë emigracionin përmes rrugës ballkanike

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
BE-ja kërkon të frenojë emigracionin përmes rrugës ballkanike

Gjatë muajve të fundit, një numër në rritje i emigrantëve janë përpjekur të arrijnë në vendet më të pasura të Evropës Perëndimore nëpërmjet Ballkanit, shpesh duke u paguar kontrabandistëve mijëra euro për të kaluar përtej kufijve pa dokumente të vlefshme udhëtimi.

Paketa e masave që zyrtarët e Evropës Perëndimore dhe BE-së kërkuan në takimin e Berlinit përfshin përafrimin e politikave të vizave të shteteve të Ballkanit Perëndimor, Serbisë, Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut me standardet e BE-së, luftën ndaj trafikimit të emigrantëve, sigurimin e mbrojtjes efektive të kufijve dhe përshpejtimin e dëbimeve.

Kryeministri i Holandës Mark Rutte ka thënë para gazetarëve në Bruksel para nisjes së takimit se rritja e numrit të emigrantëve që vinë përmes Ballkanit Perëndimor është shqetësuese dhe “duhet të shikojmë se si të punojmë së bashku në mënyrë që të vendosim nën kontroll këtë rrjedhë”.

Diplomatët e BE-së kanë përsëritur se shqetësimi më i madh është për rritjen dramatike të numrit të refugjatëve që në BE vinë përmes Serbisë nga vendet të cilave Serbia ua ka hequr vizat. Serbia është kërcënuar se BE mund ti vendosë vizat për qytetarët e saj nëse urgjentisht nuk ndërmerren masa për të ndalur këtë valë të refugjatëve.

Ndërkohë komisioneri i BE-së për zgjerim Oliver Várhelyi, në një postim në rrjetet sociale, ka përshëndetur atë që ai e ka quajtur “hap i rëndësishëm i Serbisë në përshtatje me politikën e vizave të BE-së”.

Për këtë problem është folur edhe në takimin e ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë në kuadër të procesit të Berlinit që është zhvilluar sot në kryeqytetin e Gjermanisë, ku mori pjesë edhe komisionerja e BE-së për punë të brendshme Ylva Johanson.

Johansson edhe në atë takim ka thënë se “është trefishuar numri i emigrantëve ilegalë që vinë përmes rrugës së Ballkanit Perëndimorë” duke nënvizuar se një gjë e tillë paraqet barrë të madhe për kapacitetet e vendosjes në vendet e Bashkimit Evropian.

Ai ka përmendur në veçanti rritjen e numrit të azilkërkuesve nga India, Burundi, Tunisia dhe Kuba, vendet të cilave Serbia ua ka hequr vizat. Disa zyrtarë të BE-ë kanë thënë se Serbia ka përdorur heqjen e vizave për disa vende si vegël për të siguruar mbështetjen e tyre për qëndrimin e Serbisë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Johanson edhe të enjten ka përsëritur se përshtatja e vendeve të rajonit të Ballkanit me regjimin e vizave të BE-së është e vemja mënyrë për të mbajtur liberalizimin e vizave për vetë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës, gëzojnë liberalizimin e vizave me BE-në. Prandaj BE-ja pret nga ato që të mos mundësojnë udhëtimin pa viza në territorin e tyre nga vendet të cilat mund të paraqesin rrezik për emigrim ilegal drejt BE-së./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dimiq: Pinoku serb nuk do të mundet të jetë në Gazimestan për të përhapur mite se si Kosova është ende tokë e shenjtë serbe

Ligjvënësit amerikanë mesazh Vuçiqit:Lufto korrupsionin ose do të përballesh me sanksione

Vdes 12-vjeçari në Lezhë pas goditjes nga vetura

Vdes 12-vjeçari në Lezhë pas goditjes nga vetura

Kongresisti amerikan: Vuçiqi kërcënon të destabilizojë rajonin dhe më gjerë

Kongresisti amerikan: Vuçiqi kërcënon të destabilizojë rajonin dhe më gjerë

Mbi 360 persona të vdekur dhe mijëra të zhdukur nga përmbytjet vdekjeprurëse në Nepal

Mbi 360 persona të vdekur dhe mijëra të zhdukur nga përmbytjet vdekjeprurëse në Nepal

Gashi: S’ka besim mes LVV-së e LDK-së për president konsensual

Gashi: S’ka besim mes LVV-së e LDK-së për president konsensual

Politikani shqiptar në SHBA: Kosova ka nevojë për institucione stabile, Serbia e Republika Srpska lobojnë fuqishëm

Politikani shqiptar në SHBA: Kosova ka nevojë për institucione stabile, Serbia e Republika Srpska lobojnë fuqishëm

“InfoNata” 27.08.2026

“InfoNata” 27.08.2026

Drita eliminohet nga Interi i Andorrës

Drita eliminohet nga Interi i Andorrës

Shkodra thotë se është pritshme të ketë reagim qytetarë nëse nuk ka marrëveshje për presidentin

Shkodra thotë se është pritshme të ketë reagim qytetarë nëse nuk ka marrëveshje për presidentin

Dimiq: Pinoku serb nuk do të mundet të jetë në Gazimestan për të përhapur mite se si Kosova është ende tokë e shenjtë serbe

Ligjvënësit amerikanë mesazh Vuçiqit:Lufto korrupsionin ose do të përballesh me sanksione

Vdes i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes në Malishevë

Vdes i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes në Malishevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën