TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE-ja kërkon reforma më të shpejta në administratën publike të Kosovës

by Tëvë1
6 minuta ago
0
A A
BE-ja kërkon reforma më të shpejta në administratën publike të Kosovës

Bashkimi Evropian i ka kërkuar Kosovës që të përshpejtojë zbatimin e reformave në administratën publike dhe menaxhimin e financave publike, duke theksuar nevojën për një shërbim publik më profesional, rekrutim të bazuar në meritë dhe përfundimin e reformës së pagave

Këto çështje u diskutuan të martën në Prishtinë, në takimin e 14-të të Grupit të Veçantë BE-Kosovë për Reformën e Administratës Publike, të bashkëkryesuar nga ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, dhe shefi i Njësisë së Komisionit Evropian për Kosovën, Jiří Plecitý.

Sipas komunikatës së përbashkët të Komisionit Evropian dhe Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike, thirrja e BE-së për përshpejtimin e reformave është bërë në përputhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 dhe zotimet e vendit në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së dhe Agjendës së Reformave.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e BE-së kanë theksuar se, pavarësisht përparimit në reformimin e kornizës ligjore për shërbimin publik, mbeten disa sfida që kërkojnë trajtim.

Në veçanti, BE-ja ka kërkuar shfrytëzimin e plotë të sistemit të centralizuar të rekrutimit për plotësimin e vendeve të lira të punës në shërbimin publik, uljen e mëtejshme të numrit të ushtruesve të detyrës në pozitat drejtuese dhe përfundimin e hapave të nevojshëm për zbatimin e plotë të reformës së pagave.

Në komunikatë është vlerësuar edhe përparimi në agjendën digjitale dhe strategjinë e qeverisjes elektronike, si dhe në programin për zvogëlimin e barrës administrative.

BE-ja ka vlerësuar se Gjykata Administrative e themeluar së fundmi në Prishtinë mund të ndihmojë në zvogëlimin e vonesave në trajtimin e lëndëve administrative, nëse pajiset me staf të mjaftueshëm.

Ndërkaq, sistemi i centralizuar i rekrutimit, i vendosur në fillim të këtij viti, është cilësuar si një hap i rëndësishëm drejt një shërbimi publik profesional dhe të bazuar në meritë, por është theksuar se ai ende duhet të zbatohet plotësisht.

Nga ana e tij, ministri Jagxhiu ka theksuar se një administratë publike profesionale dhe efikase ndërtohet, mbi të gjitha, mbi njerëzit që punojnë në të.

Ai ka paraqitur përparimin e Kosovës në reformat e administratës publike, duke përmendur rekrutimin e centralizuar, racionalizimin e agjencive, zvogëlimin e barrës administrative dhe zgjerimin e shërbimeve publike digjitale.

Jagxhiu ka veçuar gjithashtu themelimin e Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike si një kornizë më të fuqishme institucionale për koordinimin e reformave, si dhe lansimin e Platformës Kombëtare të Identifikimit Elektronik dhe Portofolit Digjital.

Gjatë takimit është prezantuar edhe Raporti Vjetor për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Kosovë, i publikuar në tetor 2026.

Sipas komunikatës, ministri ka theksuar se përfaqësimi i barabartë i grave pothuajse është arritur, ndërsa është zotuar për ngushtimin e hendekut të mbetur në barazinë gjinore në pozitat drejtuese.

Po ashtu, është bërë e ditur se Kosova ka filluar ta zvogëlojë përqindjen e lartë të ushtruesve të detyrës në pozitat menaxheriale.

Një tjetër zhvillim i përmendur në komunikatë është ndërlidhja teknike e Sistemit Informativ për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore me Sistemin e Menaxhimit të Pagave të Thesarit, që sipas njoftimit do të përmirësojë saktësinë e të dhënave, do të zvogëlojë procedurat manuale dhe do të forcojë menaxhimin e burimeve njerëzore në sektorin publik.

Në përfundim të takimit, Kosova dhe BE-ja janë pajtuar që të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë, përfshirë në nivel teknik, për të mbështetur zbatimin e plotë të reformave sa më shpejt që të jetë e mundur, në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bie çmimi global i naftës

​Sa mund të lirohet nafta deri në fundjavë, tregon kryetari i shoqatës së naftëtarëve

Sveçla: Forca e Sigurisë së Kosovës po rritet dhe po forcohet çdo ditë

​Sveçla pas arrestimeve të reja për vrasjen e Arlinda Zekajt: Hetimet në të gjitha dimensionet, deri në zbardhjen e plotë

Nis rehabilitimi i rrugës së Uglarit, 1.32 milionë euro investim për lidhjen e Fushë-Kosovës me Graçanicën

Nis rehabilitimi i rrugës së Uglarit, 1.32 milionë euro investim për lidhjen e Fushë-Kosovës me Graçanicën

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Arrestohen katër persona në Ferizaj, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ushtrim ndikimi

Bie çmimi global i naftës

​Sa mund të lirohet nafta deri në fundjavë, tregon kryetari i shoqatës së naftëtarëve

BE-ja kërkon reforma më të shpejta në administratën publike të Kosovës

BE-ja kërkon reforma më të shpejta në administratën publike të Kosovës

Emisioni “Ditari” 24.11.2026

Emisioni “Ditari” 24.11.2026

Viktimat nga minat tokësore në Siri shënojnë rritje të ndjeshme, dy vjet pas përfundimit të luftës

Viktimat nga minat tokësore në Siri shënojnë rritje të ndjeshme, dy vjet pas përfundimit të luftës

Sveçla: Forca e Sigurisë së Kosovës po rritet dhe po forcohet çdo ditë

​Sveçla pas arrestimeve të reja për vrasjen e Arlinda Zekajt: Hetimet në të gjitha dimensionet, deri në zbardhjen e plotë

Nis rehabilitimi i rrugës së Uglarit, 1.32 milionë euro investim për lidhjen e Fushë-Kosovës me Graçanicën

Nis rehabilitimi i rrugës së Uglarit, 1.32 milionë euro investim për lidhjen e Fushë-Kosovës me Graçanicën

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Arrestohen katër persona në Ferizaj, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ushtrim ndikimi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën