TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE-ja i bën thirrje Serbisë që ta garantojë lirinë e shprehjes dhe medias

by teve1
2 vjet ago
0
A A
BE-ja i bën thirrje Serbisë që ta garantojë lirinë e shprehjes dhe medias

Bashkimi Evropian (BE) ka kërkuar nga autoritetet në Serbi që ta garantojnë punën e papenguar të gazetarëve dhe t’i hetojnë rastet e keqpërdorimit të të dhënave personale të tyre.

Mediat proqeveritare të Serbisë publikuan ditë më parë të dhënave personale të gazetarëve, përfshirë nga Kroacia, të cilët janë akuzuar edhe si “agjentë të huaj që kanë ardhur në Serbi për nxitur protesta dhe për të sulmuar rendin kushtetues”.

“Liria e mediave është një gur themel kyç në një shoqëri demokratike dhe e drejtë themelore në BE. Prandaj është edhe element kyç në procesin e integrimit të Serbisë në BE. Është e domosdoshme që gazetarët të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre në një mjedis ku nuk ka asnjë kërcënim apo dhunë, frikësim apo keqtrajtim në mënyrë që të sigurohet qasja e qytetarëve në të gjitha informatat”, thuhet në reagimin e BE-së.

Para disa ditëve Vojislav Sheshel, i dënuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës, në një emision televizion në Serbi publikoi dokumentet identifikuese të disa personave, përfshirë edhe të një gazetari nga Kroacia, duke thënë se ata janë “spiunë të Kroacisë”.

Vetë gazetari Matej Devçiq, nga portali Telegram – i cili ndërkohë është kthyer në Kroaci – ka shprehur habi për këtë, duke thënë se nuk e di se si ka mundur të dhënat e tij të bien në duart e Sheshelit.

Ai dyshon se këtë kanë mundur ta bëjnë “vetëm shërbimet shtetërore, pasi i vetmi vend ku ishte skanuar ai dokument ishte në vendkalimin kufitarë nga ana e Policisë së Serbisë”.

Mijëra protestues, kryesisht studentët, ka kohë të gjatë që protestojnë në Serbi pas shembjes së një strehe në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad nëntorin e kaluar, si pasojë e të cilës humbën jetën 15 njerëz.

Në mesin e kërkesave të protestuesve janë edhe heqja e akuzave ndaj të arrestuarve dhe të ndaluarve në protesta, si dhe ndjekja penale e përgjegjësve për tragjedinë në Novi Sad dhe e personave që rrahën studentë dhe profesorë gjatë protestave.

Devçiq ndodhej në Serbi me punë për t’i mbuluar protestat e studentëve. Shesheli e përmendi emrin e tij në TV si person që “trajnon udhëheqësit e protestave në Serbi”.

BE-ja theksoi se po i përcjell për së afërmi protestat dhe se Serbia – si vend që synon anëtarësimin në bllok – duhet t’i respektojë të drejtën e shprehjes së lirë të qytetarëve.

Blloku evropian shprehu po ashtu dhe shqetësim për disa raste të dhunës ndaj protestuesve dhe bëri thirrje që autoritet t’i sjellin para drejtësisë përgjegjësit.

Përpos të gazetarëve, disa media proqeveritare në Serbi kanë publikuar edhe të dhënat personale të disa studentëve që i konsiderojnë si “organizatorë të protestave” dhe i akuzojnë se “punojnë për shërbimin sekret të Kroacisë”.

BE-ja tha se çfarëdo qasje e jashtëligjshme në të dhënat personale të qytetarëve, përfshirë gazetarëve, dhe publikimi i të dhënave të tilla janë të papranueshme dhe duhet të ndiqen nga organet kompetente nacionale./RadioEvropaeLirë

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksidentohet autobusi turistik në Zvicër, raportohet për disa të vdekur

Aksidentohet autobusi turistik në Zvicër, raportohet për disa të vdekur

SPAK kap disa të dyshuar të tjerë në skemën e mashtrimit të shtetasve të huaj online

SPAK kap disa të dyshuar të tjerë në skemën e mashtrimit të shtetasve të huaj online

Sulmet iraniane dëmtuan avionët amerikanë në bazën në Jordani, thotë zyrtari amerikan

Sulmet iraniane dëmtuan avionët amerikanë në bazën në Jordani, thotë zyrtari amerikan

Huthitë thonë se lundrimi në Detin e Kuq mbetet i sigurt për transportin global detar

Huthitë thonë se lundrimi në Detin e Kuq mbetet i sigurt për transportin global detar

Spahiu: Kurti po humb kohë me oferta të vogla, duhet të jetë më aktiv për zgjidhjen e krizës

Spahiu: Kurti po humb kohë me oferta të vogla, duhet të jetë më aktiv për zgjidhjen e krizës

“Info Nata”- 10.09.2026

“Info Nata”- 10.09.2026

Aksidentohet autobusi turistik në Zvicër, raportohet për disa të vdekur

Aksidentohet autobusi turistik në Zvicër, raportohet për disa të vdekur

Haziri:LDK-ja e voton me vota të plota një kandidat politik të saj për president

Haziri:LDK-ja e voton me vota të plota një kandidat politik të saj për president

Haziri për rikthimin e Osmanit në LDK: Partia tregoi tolerancë dhe mirëkuptim

Haziri për rikthimin e Osmanit në LDK: Partia tregoi tolerancë dhe mirëkuptim

​“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Istog, në pritje të lirisë për çlirimtarët

​“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Istog, në pritje të lirisë për çlirimtarët

Tre të arrestuar në Prishtinë, dyshohen për drogë, armëmbajtje dhe manipulim të provave

Tre të arrestuar në Prishtinë, dyshohen për drogë, armëmbajtje dhe manipulim të provave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën