TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE: Drejtësia për viktimat dhe përgjegjësia për autorët e krimeve s’janë çështje opsionale

by teve1
1 orë ago
1
A A
BE sinjalizon heqjen e masave ndaj Kosovës, por pa afat të qartë

Hapja e arkivave shtetërore, ushtarake dhe policore të Serbisë mbetet thelbësore për zbardhjen e fatit të rreth 1.560 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Kështu u tha në përmbyllen e projektit “Shpalosja e së Vërtetës: Luftimi i Gazetarisë Monoetnike dhe Avokimi për Personat e Zhdukur në Kosovë”.

Zëvendësshefja në detyrë e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, tha se mbështetja për drejtësinë tranzicionale dhe pajtimin mbetet pjesë e angazhimit afatgjatë të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe rajon.

“Bashkimi Evropian ka mbështetur prej kohësh drejtësinë tranzicionale dhe pajtimin në të gjithë Ballkanin Perëndimor, përfshirë Kosovën. Qasja jonë udhëhiqet nga parimi se këto procese duhet të jenë në pronësi vendore, gjithëpërfshirëse dhe të mbështetura në të drejtën ndërkombëtare… Shoqëria civile nuk mund ta mbajë e vetme këtë barrë. Përparimi i qëndrueshëm kërkon një angazhim më të fortë institucional dhe bashkëpunim më të ngushtë me të. Trajtimi i trashëgimisë së kaluarës nuk ka të bëjë thjesht me kthimin e vështrimit prapa. Ka të bëjë me krijimin e kushteve për një të ardhme më paqësore, më gjithëpërfshirëse dhe më demokratike. Drejtësia për viktimat, përgjegjësia për autorët e krimeve dhe përgjigjet për familjet e personave të zhdukur nuk janë çështje opsionale. Ato janë themele të domosdoshme për një pajtim të qëndrueshëm. Kjo është gjithashtu arsyeja pse drejtësia tranzicionale mbetet një element i rëndësishëm i rrugës evropiane të Kosovës dhe i së ardhmes evropiane të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Palatova.

Presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, deklaroi se rrëfimet e familjeve të personave të zhdukur nuk përfundojnë me mbylljen e projektit, pasi ato vazhdojnë të jetojnë me mungesën dhe pritjen për përgjigje.

Ajo theksoi se Serbia vazhdon të mbajë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për mungesën e informacioneve lidhur me personat e zhdukur.

“Për familjet e personave të zhdukur me dhunë kjo është kërkesa e vetme: ta dinë ku janë më të dashurit e tyre. Përgjigje nuk ka, nga se Serbia ende i mban të mbyllura arkivat e saj ushtarake, policore dhe shtetërore, ndaj në këtë proces Serbia mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë. Në ato arkiva mund të gjenden të dhëna për urdhra për varrime, zhvarrime dhe vendndodhje që familjet i presin prej më shumë se një çerek shekulli. Varrezat masive të zbuluara në territorin e Serbisë e kanë bërë të qartë se fshehja e gjurmëve ka qenë e qëllimshme. Hapja e arkivave nuk mund të mbetet çështje e vullnetit të Beogradit. Partnerët ndërkombëtarë duhet ta trajtojnë këtë si detyrim të qartë të Serbisë ndaj familjeve, ndaj Republikës së Kosovës, ndaj historisë sonë dhe ndaj së vërtetës. Rreth 1,600 persona ende janë në listat e të pagjeturve dhe shpeshherë përmenden si numra dhe si statistika. Por dokumentarët e tillë shkojnë përtej statistikave duke na dhënë emra, duke na dhënë fytyra dhe rrëfimet për ta përmes zërave që kanë pritur shumë gjatë”, tha Haxhiu.

Ndërkohë, drejtoresha e BIRN Kosova, Jeta Xharra, tha se projekti ka përfshirë 80 intervista të realizuara në të gjithë Kosovën, me mbi 200 orë material të dokumentuar për familjet e personave të zhdukur.

Ajo tha se projekti kishte për synim dokumentimin e rrëfimeve të familjarëve dhe ruajtjen e kujtesës për personat e zhdukur, duke shkuar përtej mënyrës së zhdukjes së tyre dhe duke sjellë historitë e jetës së tyre për brezat e ardhshëm.

Projekti “Shpalosja e së Vërtetës: Luftimi i Gazetarisë Monoetnike dhe Avokimi për Personat e Zhdukur në Kosovë” është zbatuar nga BIRN Kosova dhe ACDC me mbështetjen e Bashkimit Evropian, me qëllim promovimin e së vërtetës, kujtesës, llogaridhënies dhe pajtimit në Kosovë./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Malaj pas takimit me Hargreaves: Kosova ka nevojë urgjente për krijimin e institucioneve të reja

Malaj pas takimit me Hargreaves: Kosova ka nevojë urgjente për krijimin e institucioneve të reja

​Kosova forcon standardet e privatësisë, AIP pjesë e rrjeteve ndërkombëtare

​Kosova forcon standardet e privatësisë, AIP pjesë e rrjeteve ndërkombëtare

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Vodhi qengja me vlerë rreth 1 mijë euro, arrestohet 62-vjeçari në Prizren

Haxhiu: Serbia mban përgjegjësi për hapjen e arkivave dhe zbardhjen e fatit të personave të pagjetur

Kosova nuk ftohet në Samitin e NATO-s, Ministria e Mbrojtjes i jep arsyet

Kosova nuk ftohet në Samitin e NATO-s, Ministria e Mbrojtjes i jep arsyet

Çmimi i naftës bie në nivelet e para luftës me Iranin

Çmimi i naftës bie në nivelet e para luftës me Iranin

​Kosova forcon standardet e privatësisë, AIP pjesë e rrjeteve ndërkombëtare

​Kosova forcon standardet e privatësisë, AIP pjesë e rrjeteve ndërkombëtare

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Vodhi qengja me vlerë rreth 1 mijë euro, arrestohet 62-vjeçari në Prizren

Shkon në 164 numri i viktimave si pasojë e tërmeteve që goditën Venezuelën

Shkon në 164 numri i viktimave si pasojë e tërmeteve që goditën Venezuelën

Haxhiu: Serbia mban përgjegjësi për hapjen e arkivave dhe zbardhjen e fatit të personave të pagjetur

Haxhiu: Serbia mban përgjegjësi për hapjen e arkivave dhe zbardhjen e fatit të personave të pagjetur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën