TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BDI : Të shtunën në Tetovë protestë në mbrojtje të Marrëveshjes së Ohrit

by teve1
3 muaj ago
1
A A
BDI : Të shtunën në Tetovë protestë në mbrojtje të Marrëveshjes së Ohrit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka bërë sot thirrje zyrtare për pjesëmarrje në marshin e dytë protestues, i cili do të mbahet të shtunën në Tetovë, si reagim ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit për emërtimin e rrugëve dhe rikthimin e emrave të vjetër.

Në një konferencë për media, partia theksoi se protesta do të jetë paqësore dhe qytetare, me qëllim mbrojtjen e Marrëveshjes së Ohrit, rendit kushtetues dhe sigurisë juridike.

Sipas BDI-së, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për emërtimet e rrugëve në Tetovë është shkaku i drejtpërdrejtë i mobilizimit qytetar, por shqetësimet, siç thuhet në reagim, janë më të gjera dhe lidhen me atë që partia e konsideron dobësim të mekanizmave që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit.

BDI rikujton se Këshilli i Komunës së Tetovës e kishte miratuar vendimin për emërtimin e rrugëve në përputhje me ligjin dhe me shumicë të dyfishtë, ndërsa Qeveria, sipas tyre, nuk kishte reaguar brenda afatit ligjor, gjë që, sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, nënkupton miratim të aktit.

Partia thekson se i njëjti vendim ishte miratuar edhe një herë për të shmangur dilemat procedurale dhe se edhe atëherë Qeveria nuk kishte ndërmarrë veprime.

Sipas BDI-së, akti kishte qenë pjesë e rendit juridik për rreth 20 vjet, ndërsa vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese krijon një precedent që ngre pikëpyetje për sigurinë juridike dhe mënyrën e trajtimit të çështjeve që lidhen me Marrëveshjen e Ohrit.

Partia ka kritikuar edhe Komunën e Tetovës, duke theksuar se gjatë procedurës para Gjykatës Kushtetuese nuk iu përgjigj kërkesës për sqarime dhe dokumentacion, duke mos e mbrojtur juridikisht vendimin e saj.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se vendimet e ardhshme të Gjykatës Kushtetuese, përfshirë atë që pritet për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, duhet të bazohen në Kushtetutë, Marrëveshjen e Ohrit dhe parimin e sigurisë juridike.

BDI u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen marshit të së shtunës në mënyrë paqësore dhe dinjitoze, duke e cilësuar protestën si një akt në mbrojtje të rendit kushtetues, bashkëjetesës ndëretnike dhe orientimit euroatlantik të vendit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kancelari gjerman mbërrin në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar

Kancelari gjerman mbërrin në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar

Irani dhe Omani afër arritjes së një marrëveshjeje për Ngushticën e Hormuzit

Irani thotë se Hormuzi do të qëndrojë i mbyllur derisa SHBA-ja të përmbush kushtet

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë liron mbi 80% të rezervave të naftës emergjente

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë liron mbi 80% të rezervave të naftës emergjente

Irani refuzon negociatat me SHBA-në “nën hijen e kërcënimeve”

Irani është i gatshëm “si për të luftuar ashtu edhe për të negociuar”, thotë kryetari i parlamentit iranian

Kurti: Kosova luajti më mirë, Austria ishte me fat

Kurti: Kosova luajti më mirë, Austria ishte me fat

Mot me diell

Mot kryesisht me diell gjatë javës

Hamza: Pres mbështetje të gjerë për ligjin për Specialen

Hamza: Pres mbështetje të gjerë për ligjin për Specialen

Komuna e Malishevës kundër largimit të digës në lumin Mirusha

Komuna e Malishevës kundër largimit të digës në lumin Mirusha

Tarifat e reja për bizneset në Prishtinë

Tarifat e reja për bizneset në Prishtinë

Tregu i veturave në lokacion të ri- tregtarët thonë se hapësira nuk është e mjaftueshme

Tregu i veturave në lokacion të ri- tregtarët thonë se hapësira nuk është e mjaftueshme

Protestuesit planifikojnë të qëndrojnë deri në mëngjes para Kuvendit-vendosin tendat

Protestuesit planifikojnë të qëndrojnë deri në mëngjes para Kuvendit-vendosin tendat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën