TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bashota: S’ka pasur ndonjë rast që Shtabi i Përgjithshëm ka vendos për ndëshkimin e kolaboracionistëve

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Bashota: S’ka pasur ndonjë rast që Shtabi i Përgjithshëm ka vendos për ndëshkimin e kolaboracionistëve

Dëshmitari Sokol Bashota tha sot në Hagë se nuk ka pasur asnjë vendim nga Shtabi i Përgjithshëm për ndëshkimin e kolaboracionistëve, mirëpo sipas tij, janë lëshuar komunikata që ata të paralajmërohen në mënyrë që ata të mos bashkëpunojnë me armikun.

“Nuk me kujtohet ndonjë rast që Shtabi i Përgjithshëm ka vendos për masa ndëshkimore kundër kolaboracionisteve- ndonjë rast i veçantë”, tha Bashota

Fillimisht, dëshmitarit iu paraqit një intervistë që Kadri Veseli i ka dhënë Baton Haxhiut në 2009-ën e cila është botuar në 2013, ku ai kishte treguar se kur ishte bërë shef i SHIK-ut, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas asaj që lexoi prokurori, Kadri Veseli kishte thënë se ”Në fakt përgjegjësitë i kemi pas gjatë gjithë periudhës 92-98 dhe e kemi pas Shtabin e Përgjithshëm dhe Shtabin Operativ të UÇK-së. Specifikisht në formacione nuk e kemi pas ndarjen por jemi marrë më gjithçka. Jemi marrë me lideriship,  logjistik, formacione se ashtu të tilla kanë qenë rrethanat.

Lidhur me këtë, dëshmitari tha se nuk beson që ky kontestim i Veselit është i saktë.

“Nëse i referohet viti 1992-98 nuk besoj që është i saktë ky konstatim se mundësitë për ndarje të detyrave nuk ka pas dhe nuk janë bërë”, tha Bashota.

Dëshmitari u pyet se Shtabi Operativ a ka funksionuar përmes vendimeve të përbashkëta kolegiale.

“Shtabi i Përgjithshëm po. Shtabi operativ janë drejtoritë në komandat e zonave”, tha ai.

Më pas, dëshmitari u pyet se këto vendimet kolegiale të Shtabit a përfshinin masa ndëshkuese ndaj personave që perceptoheshin si kolaboracionist.

“Nuk me kujtohet ndonjë rast që Shtabi i Përgjithshëm ka vendos për masa ndëshkimore kundër kolaboracionisteve- ndonjë rast i veçantë”, tha Bashota

Tutje, dëshmitarit iu prezantua një deklaratë e tij e mëhershme ku kishte thënë se ka qenë Shtabi i Përgjithshëm që në baza kolegiale ka vendosur lidhur me masat ndëshkimore kundër kolaboracionisteve.

“Me lejoni të shpjegoj atë që kam thënë në Tribunalin në rastin e Haradinajt. Këto, duke pasur parasysh gjithmonë kur janë nxjerrë komunikatat e Shtabit të Përgjithshëm për këto kategori specifike dhe në gjeneralë e kam kuptuar se ata duhet të ndëshkoheshin-paralajmërohen përmes komunikatave. Nuk ka pas një urdhër nga Shtabi i Përgjithshëm të veçanta për asnjë bashkëpunëtor apo kolaboracionist siç po quhen kështu për vrasjen e tyre. Gjithmonë fjalën e kam pas për ata të cilët e kanë kthy pushkën ushtarëve të UÇK-së. Vetëm për këto raste dhe jo për raste të veçanta”, tha Bashota.

Prokurori i tha dëshmitarit se si duket nuk e ka kuptuar pyetjen dhe ia përsëriti atë duke i thënë se a ka vendosur Shtabi i Përgjithshëm në mënyrë kolegiale lidhur me masat ndëshkimore kundër kolaboracionisteve.

“Nuk është marrë asnjë masë”, tha dëshmitari.

Prokurori e pyeti dëshmitarin se pse nuk e kishte korrigjuar këtë pjesë të deklaratës së tij kur iu dha mundësia gjatë seancës përgatitore.

Ai tha se “Nuk kemi asnjë dokument të shkruar për raste të veçanta. Për raste gjeneralë po, janë bërë thirrje herë pas herë  të gjithëve që të mos bashkëpunojnë me armikun. Pasta ka qenë përgjegjësi e komandantëve të zonave për veprime të metutjeme”, tha Bashota.

Dëshmitari tha se qëllimi i komunikatave ishte që kolaboracionistet të mos bashkëpunojnë me armikun.

Përpara pushimit të drekës, dëshmitari tha se në media janë munduar që a paraqesin organizimin e UÇK-së në mënyrën më të mirë të mundshëm.

“Jemi munduar nëpër media zakonisht shkrimet që i kemi ba dhe i kemi publiku, jemi mundu që ta paraqesim organizimin tonë ushtarako-politik të UÇK-së sa ma mirë me mundësinë e mundshme për opinionin e brendshëm”, tha Bashota.

Dëshmitari tha se dalja e parë publike e UÇK-së ishte më 28 nëntor 1997 në tubimin me rastin e vrasjes së mësuesit Halit Geci.

Sipas tij, kanë qenë disa anëtarë të UÇK-së por që tre prej tyre i din e që emrat qe dolën ta lexojnë deklaratën kur i përmendi u dëgjua teksa thoshte Daut Haradinaj dhe Rexhep Selimi. Ai shtoi se ky i fundit e lexoi deklaratën.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Plagosja e dyfishtë në Ferizaj, 32-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Emisioni “Info Nata” 10.04.2026

Një i vdekur e dy të lënduar nga një aksident mes dy motoçikletave në Livoç të Ulët të Gjilanit

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën