TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bashkimi mbetet i pamposhtur, Sigal Prishtina pëson humbjen e parë

by tëvë1
10 muaj ago
0
A A
Bashkimi mbetet i pamposhtur, Sigal Prishtina pëson humbjen e parë

Bashkimi i Prizrenit ka vazhduar me bilanc të qindpërqindtë në elitën e basketbollit të Kosovës, ndërsa ia ka shkaktuar Sigal Prishtinës disfatën e parë të sezonit.

Bashkimi që në “FIBA Europe Cup” ka tri humbje në po aq ndeshje të luajtura në Grupin J, në Superligë vazhdon paraqitjet e mira. Ka katër fitore në po aq ndeshje. 

E ka mposhtur Vëllaznimin, Rahovecin 029 e Trepçën, derisa të shtunën në xhiron e katërt fitoi bindshëm edhe ndaj Sigal Prishtinës. 

Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi” u mbyll 106:88. 

Çerekun e parë e të dytë, Bashkimi i fitoi 22:19 dhe 29:17, për të shkuar në pushim me epërsi prej 15 pikëve, 51:36.

Sigal Prishtinës i takoi vetëm periudha e tretë, 30:27, ndërsa Bashkimi e fitoi edhe çerekun e fundit, 28:22. 

Kyan Anderson ishte i pandalshëm te prizrenasit me 31 pikë, tetë asistime e dy kërcime. 

Lojë shumë të mirë patën edhe Isaiah Cousins dhe Dequon Lake. Cousins e mbylli ndeshjen me 23 pikë, katër asistime e tri kërcime, kurse Lake pati 15 pikë, gjashtë kërcime e tri asistime. 

TJ Bickerstaff kontribuoi me 18 pikë, katër kërcime e dy asistime. Prej lojtarëve vendor, Jan Palokaj shënoi shtatë pikë, Valon Bunjaku pesë pikë dhe Lejson Zeqiri tri pikë. 

Prishtinës nuk i ndihmoi loja e mirë e Arian Azemit për ta shmangur disfatën. Azemi shënoi 22 pikë, pesë asistime e një kërcim. Ndërkohë, Adrio Bailey i pati 20 pikë, pesë kërcime e një asistim. 

Për Sigal Prishtinën ishte disfata e parë pas gjashtë fitoreve në të gjitha garat. 

Në Superligën e Kosovës, Sigal Prishtina kishte fituar ndaj Golden Eagle Yllit, Borës dhe Rahovecit 029. Tri fitore i pati edhe në ligën ENBL.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Milan kërkon brazilianin Endrick nga Real Madrid

Milan kërkon brazilianin Endrick nga Real Madrid

Mbi 1.7 milionë euro investohen në palestrën sportive në Istog

Mbi 1.7 milionë euro investohen në palestrën sportive në Istog

Haaland është gati të luajë si titullar kundër Real Madridit

Haaland largohet nga City në fund të sezonit

Allegri pranë shkarkimit te Napoli

Allegri pranë shkarkimit te Napoli

Gjashtë motoçikleta sekuestrohen në Pejë gjatë aksionit për sigurinë në shkolla

Gjashtë motoçikleta sekuestrohen në Pejë gjatë aksionit për sigurinë në shkolla

Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin me veturë, ndalohet shtetasi i Serbisë në Kamenicë

Arrestohet një person, dyshohet për marrje ryshfeti

Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi del me njoftim, nesër vazhdon seanca konstituive

NATO reagon pas sulmit me dron në Rumani: Veprim i papërgjegjshëm nga ana e Rusisë

25 vjetori, NATO përkujton nesër sulmet e 11 shtatorit

Trumpi premton 5,000 dollarë për çdo të rritur amerikan nëse fiton partia e tij

Trumpi premton 5,000 dollarë për çdo të rritur amerikan nëse fiton partia e tij

Algjeria ndërpren marrëdhëniet diplomatike me Emiratet e Bashkuara Arabe

Algjeria ndërpren marrëdhëniet diplomatike me Emiratet e Bashkuara Arabe

Terras pas takimit me shefin e UNMIK-ut: Zgjedhja e presidentit, sfida e radhës

Terras pas takimit me shefin e UNMIK-ut: Zgjedhja e presidentit, sfida e radhës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën