TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Basha dhe Guérot diskutojnë për thellimin e marrëdhënieve Kosovë-Francë

by teve1
8 muaj ago
1
A A
Basha dhe Guérot diskutojnë për thellimin e marrëdhënieve Kosovë-Francë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka mirëpritur në takim Ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Sipas Bashes, në qendër të diskutimeve ishte thellimi i marrëdhënieve bilaterale, me theks të veçantë në fushën e arsimit dhe kulturës.

“Me Ambasadorin Guérot u pajtuam që të shtohen programet për shkëmbimin e studentëve të të dy vendeve tona dhe shtim të aktiviteteve kulturore frankofone, duke i forcuar kështu vlerat e përbashkëta, lidhjet mes popujve dhe bashkëpunimin mes studentëve e universiteteve tona”, ka shkruar ai në Facebook.

Basha ka shtuar se në takim ka potencuar edhe nevojën e procedimit të themelimit të institucioneve vartëse të Kuvendit, në mënyrë që sipas tij, të sigurohet funksionimi i plotë i institucioneve.

“Pikë tjetër e rëndësishme e bisedës ishte intensifikimi i bashkëpunimit për të nxitur investimet nga kompanitë franceze në Kosovë, në mënyrë që të krijohen vende të reja pune dhe njëkohësisht të afirmohet më tej potenciali i jashtëzakonshëm i rinisë sonë, e cila është profesionale, inovative dhe e orientuar drejt zhvillimit teknologjik e më gjerë”, ka njoftuar Basha.

Gjithashtu, në takim janë trajtuar çështje me rëndësi gjeopolitike dhe strategjike, si ndikimi rus në Evropë, nevoja e mbështetjes nga Franca për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe domosdoshmëria e largimit të masave nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës.

“Ndër të tjera theksova se këta hapa do të ndikojnë pozitivisht në forcimin e mëtejshëm të demokracisë dhe në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut në Kosovë. Po ashtu, Ambasadorit i shpreha edhe përkushtimin e plotë të Kuvendit të Republikës për mbrojtjen e të drejtave të të gjitha komuniteteve dhe theksova rëndësinë e integrimit të plotë në funksion të një shoqërie që bashkëjeton në respekt, barazi, paqe dhe zhvillim të gjithëmbarshëm në shtetin tonë”, ka përfunduar ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arben Lamçja, shtetas i Shqipërisë është personi i arrestuar në Prishtinë

Miratohet Udhëzimi Administrativ i cili i hap rrugë gradimit të policëve

Mustafa: PDK në pozitën më të disfavorshme momentalisht, fushata e Osmanit më shumë mllef sesa ofertë

Mustafa: PDK në pozitën më të disfavorshme momentalisht, fushata e Osmanit më shumë mllef sesa ofertë

Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit, ç’thotë për Kosovën?

Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit, ç’thotë për Kosovën?

Auto Draft

 “99-ta e gdhendur n’gjak”, promovohet libri në 27 vjetorin e masakrës së Vushtrrisë

Arben Lamçja, shtetas i Shqipërisë është personi i arrestuar në Prishtinë

Miratohet Udhëzimi Administrativ i cili i hap rrugë gradimit të policëve

“InfoNata” 22.05.2026

“InfoNata” 22.05.2026

Mustafa: PDK në pozitën më të disfavorshme momentalisht, fushata e Osmanit më shumë mllef sesa ofertë

Mustafa: PDK në pozitën më të disfavorshme momentalisht, fushata e Osmanit më shumë mllef sesa ofertë

Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit, ç’thotë për Kosovën?

Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit, ç’thotë për Kosovën?

“Këndi i Debatit” 22.05.2026

“Këndi i Debatit” 22.05.2026

Auto Draft

 “99-ta e gdhendur n’gjak”, promovohet libri në 27 vjetorin e masakrës së Vushtrrisë

Auto Draft

Pikturat e nxënësve në Ferizaj kundër drogës në kuadër të projektit “errësira në dritë”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën