TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Banorët në Prishtinë në hall nga kundërmimi i mbeturinave

Komuna e Prishtinës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për menaxhim të mbeturinave. Kompania përgjegjëse për këtë menaxhim, e quan këtë vendim si manovër të kryetarit të Prishtinës për t’ua përgatitur miqve të tij tenderët. Banorët ankohen për mbeturina, e opozita heshtë.

by Florijeta Dernjani
1 vit ago
3 0
A A

Kontenierët e mbeturinave janë në këtë gjendje pothuajse në gjithë kryeqytetin.

Banorët janë në hall nga kundërmimi.

“Po era, era të batisë. Xhamat nuk guxon me i qelë. Hiç. Ja, ja nuk guxojmë me i qelë xhamat hiç se t’myt”, ka deklaruar banori nga lagjja Kalabria, Fahredin Ahmeti.

“Me dy tre kontenierë nuk po munden me i mbledhë mbeturinat. Mirëpo, edhe ata që po i mbledhin mbeturinat, e marrin kontenierin për me vendos në kamionë, gjysmën e bërllogut e lënë prapë në kontenierë, e gjysmën e marrin. Kom bo bisedë me ata punëtorë, thonë na s’kena as kacia o axhë, çka po don ti ma mirë”, ka thënë banori, Zejnullah Krasniqi.

Ankesa të shumta banorët e kryeqytetit kanë drejtuar edhe tek përfaqësuesit e lagjeve të tyre.

VISAR BALLOVCI – NËNKRYETAR I LAGJES “TOPHANE”     1:22-

“Ankesa kom pas në maksimum. Mbi 10-15 ankesa çdo ditë, që i dërgoj në website të tyre dhe në email”, ka deklaruar nënkryetari i lagjes ‘Tophane’ Visar Ballovci.

Bazuar nga gjendja në teren, Komuna e Prishtinës, të hënën shpalli gjendje të jashtëzakonshme për menaxhim të mbeturinave.

“Një ekip i krijuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike ka inspektuar terrenin dhe ka konstatuar një situatë alarmante, me rrezik të madh përhapjeje epidemish. Për këto arsye, si institucion përgjegjës për mirëqenien e qytetarëve të kryeqytetit, jemi të detyruar të shpallim sërish gjendjen e jashtëzakonshme”, ka deklaruar kryetari, Përparim Rama.

Sipas Ramës, Kompania “Pastrimi”, nuk po arrin t’i përmbushë detyrimet e saj kontraktuale.

“Drejtoria e Shërbimeve Publike ka siguruar mekanizëm shtesë për vitin 2025. Konkretisht, janë blerë kamionë të rinj për ndërmarrjen “Pastrimi” dhe 2,500 kontejnerë të rinj, të cilët ende nuk janë shpërndarë, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme. Po ashtu, është iniciuar procedura e prokurimit për angazhimin e pesë operatorëve privatë në grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave, me synimin që ndarja e Prishtinës në gjashtë zona të bëjë kryeqytetin ndër më të pastërtit në rajon”.

Sipas të parit të komunës, partitë opozitare e bllokuan këtë, përmes ndryshimit të rregullores, e cila ia dha Kompanisë “Pastrimi” ekskluzivitetin për menaxhim të mbeturinave, duke i përjashtuar operatorët privatë.

Opozita në kryeqytet, PDK e LVV, ishin të paqashëm gjatë ditës për të dhënë qëndrimet e tyre në lidhje me këtë situatë të krijuar.

E nga kompania “Pastrimi”, e cila merret me menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet, thonë se kryetari Rama po manipulon me këtë çështje për të bërë favorizime në tender.

“Deri sot në orën 9 të mëngjesit, Rama nuk na kishte dorëzuar as kamionët dhe kontejnerët e blerë, as dokumentet e tyre për regjistrim. Vetëm pak para konferencës, rreth orës 9, ai dorëzoi disa prej tyre, por jo të gjithë, pavarësisht nga kërkesat tona të vazhdueshme. Ky është një tjetër tregues i qartë i manovrave për të bllokuar shërbimet publike dhe për të krijuar kaos të qëllimshëm”, kanë thënë nga kompania ”Pastrimi”.

Nga kjo kompani, tregojnë se disa herë i janë drejtuar Komunës së Prishtinës, për të koordinuar çështjet e pastrimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas Haxhiut, Marta Kos shkon në takim te kryeministri në detyrë Albin Kurti

Pas Haxhiut, Marta Kos shkon në takim te kryeministri në detyrë Albin Kurti

A duhet partitë ta paraqesin nga një emër për president para zgjedhjeve të qershorit?

A duhet partitë ta paraqesin nga një emër për president para zgjedhjeve të qershorit?

Haxhiu pret në takim komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos

Haxhiu pret në takim komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos

​Gjilanit i kursehen 20 milionë euro, kryetari Hyseni falenderon qeverinë

​Gjilanit i kursehen 20 milionë euro, kryetari Hyseni falenderon qeverinë

Pas Haxhiut, Marta Kos shkon në takim te kryeministri në detyrë Albin Kurti

Pas Haxhiut, Marta Kos shkon në takim te kryeministri në detyrë Albin Kurti

A duhet partitë ta paraqesin nga një emër për president para zgjedhjeve të qershorit?

A duhet partitë ta paraqesin nga një emër për president para zgjedhjeve të qershorit?

Haxhiu pret në takim komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos

Haxhiu pret në takim komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos

​Gjilanit i kursehen 20 milionë euro, kryetari Hyseni falenderon qeverinë

​Gjilanit i kursehen 20 milionë euro, kryetari Hyseni falenderon qeverinë

“Trepça” suspendon një punonjës, dyshohet për ndërprerje të qëllimshme të ventilimit në minierë

Nis hetimi për incidentin në minierën e Trepçës, 18 minatorë mbetën të ngujuar për mbi 12 orë

Dënohet me 20 vjet burgim gruaja që vrau kunatin në Prishtinë

Policia jep detaje për tentim vrasjen në Prishtinë, të dyshuarit në arrati

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohen tre persona në Ferizaj, policia u gjen substanca narkotike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën