Skuadra e Ballkanit po luan baras pas pjesës së parë kundër Dritës, në ndeshjen hapëse të xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll.
Pas 45 minutave të para, rezultati i ndeshjes që po zhvillohet në Suharekë, është 0:0.
Gjatë pjesës së parë, të dyja skuadrat kanë pasur raste të mira shënimi dhe kanë kërkuar golin por nuk ia dolën të realizojnë.
Në minutën e 36-të, arbitri akordoi penallti për Ballkanin, të cilën e anuloi pas rishikimit të VAR-it.










