TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bajrami: Propozimi evropian është marrëveshje larg ideales, por dy hapa përpara

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Bajrami: Propozimi evropian është marrëveshje larg ideales, por dy hapa përpara

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami ka thënë se propozimi evropian për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë nuk është marrëveshje ideale, por sipas tij, është marrëveshje dy hapa përpara.

“Kosova në këtë rast pa dyshim se duhet ta kuptojë se kjo marrëveshje është larg ideales por për mendimin tim është dy hapa përpara, nuk është prapa, por është dy hapa përpara drejt përmbylljes së plotë të procesit të shtetndërtimit. Për shkak se edhe pse Kosova është e pavarur, edhe pse është shtet, procesi i shtetndërtimit është i bllokuar me faktin se Kosova nuk është subjekt i së drejtës ndërkombëtare”, tha Bajrami.

Ai pret që kjo marrëveshje të jetë e tipit të “shkopit dhe karrotës” që palët të cilat e pranojnë të shpërblehen dhe ato që e refuzojnë të ndëshkohen

“27 shtete para dy dite kanë përkrahur në mënyrë unanime planin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë përkrahur planin dhe unë nuk shoh shumë hapësirë për ndryshime apo plotësime, për shkak se si duket do të përdoret metoda e Dejtonit ku palëve që janë shumë larg njëra-tjetrës, palëve që asnjëherë nuk do të mirreshin vesh, t’ju imponohet një marrëveshje e balancuar e cila imponon një paketë stimulative por edhe sanksione të caktuara për të dy palët”, ka shtuar Bajrami në “Respublika” në Tëvë 1.

Bajrami e ka quajtur kërkesë legjitime idenë që njohja nga 5 shtetet mosnjohëse të përfshihet në propozimin evropian dhe për këtë të kërkohen garancione

“Njohja e shteteve bëhet në dy mënyra: kolektive kur një shtet bëhet anëtar p.sh i OKB-së, atëherë merr një njohje universale dhe njohje individuale, shtet për shtet. Kërkesa e Kosovës që të marr garancione të fuqishme politike dhe legale që në rast të nënshkrimit të marrëveshjes do të pasojë njohja nga 5 shtetet, është kërkesë legjitime dhe më e paktë që Kosova mund të bëjë”, ka shtuar Bajrami.

Sipas tij, më problematike do të jetë njohja nga Greqia e Qipro.

“Unë jam optimist që tri shtete mund të lëvizin po jam skeptik sa i përket Spanjës dhe Qipros të cilat kanë probleme të brendshme dhe nuk e kanë fort të lehtë këtë çështje dhe duhet një presion i madh i BE-së që ato të lëvizin”, ka thënë tutje ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​“Nëse nuk vini në Beograd, do të keni pasoja”, Rashiq hedh poshtë akuzat e Arben Gashit

​“Nëse nuk vini në Beograd, do të keni pasoja”, Rashiq hedh poshtë akuzat e Arben Gashit

Rama: Në vitin 1990 u rrezikua gjithçka për Kushtetutën, sot pushteti i Kurtit po e shkel atë

Rama: Në vitin 1990 u rrezikua gjithçka për Kushtetutën, sot pushteti i Kurtit po e shkel atë

Aleanca me aksion simbolik për deputetët e LVV, thotë që ata nuk kanë liri të shprehjes dhe të veprimit

Aleanca me aksion simbolik për deputetët e LVV, thotë që ata nuk kanë liri të shprehjes dhe të veprimit

Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin me veturë, ndalohet shtetasi i Serbisë në Kamenicë

Tentim vrasje në Klinë, dy gra përfundojnë në spital – i dyshuari dërgohet në Psikiatri

​“Nëse nuk vini në Beograd, do të keni pasoja”, Rashiq hedh poshtë akuzat e Arben Gashit

​“Nëse nuk vini në Beograd, do të keni pasoja”, Rashiq hedh poshtë akuzat e Arben Gashit

Shqipëria vijon të përballet me zjarre, 11 vatra aktive, situatë problematike në Malin e Dajtit

Shqipëria vijon të përballet me zjarre, 11 vatra aktive, situatë problematike në Malin e Dajtit

Sulmet e Izraelit në Liban vrasin 11 persona, përfshirë 2 fëmijë

Sulmet e Izraelit në Liban vrasin 11 persona, përfshirë 2 fëmijë

Rama: Në vitin 1990 u rrezikua gjithçka për Kushtetutën, sot pushteti i Kurtit po e shkel atë

Rama: Në vitin 1990 u rrezikua gjithçka për Kushtetutën, sot pushteti i Kurtit po e shkel atë

Aleanca me aksion simbolik për deputetët e LVV, thotë që ata nuk kanë liri të shprehjes dhe të veprimit

Aleanca me aksion simbolik për deputetët e LVV, thotë që ata nuk kanë liri të shprehjes dhe të veprimit

Fiorentina shkarkon trajnerin Grosso

Fiorentina shkarkon trajnerin Grosso

Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin me veturë, ndalohet shtetasi i Serbisë në Kamenicë

Tentim vrasje në Klinë, dy gra përfundojnë në spital – i dyshuari dërgohet në Psikiatri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën