TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bajrami: Në PDK nuk pyetet Hamza, por Sami Lushtaku, nuk propozuan emra për president nga frika se do t’ua votonim

by teve1
4 muaj ago
6
A A
Bajrami: Në PDK nuk pyetet Hamza, por Sami Lushtaku, nuk propozuan emra për president nga frika se do t’ua votonim

Alban Bajrami nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se mungesa e propozimit të emrave nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për president të ri të Kosovës lidhet me, siç ka thënë ai, frikën se kandidati i tyre mund të votohej nga LVV.

Sipas Bajramit, PDK ka synuar të bllokojë procesin dhe nuk ka propozuar emra, duke menduar se Vetëvendosje mund të mbështesë një kandidaturë të tyre për të shmangur zgjedhje të reja parlamentare.

Ai ka kritikuar gjithashtu PDK-në për mungesë të, siç është shprehur, figurave me “kontribut të veçantë kombëtar” që do të mund të ishin propozuar për postin e presidentit.

“PDK nuk ka ofruar një figurë të jashtëzakonshme me kontribut kombëtar për president. Ata nuk kanë pasur emra të tillë, sepse kanë pasur frikë se ne do t’ua votonim kandidatin. Një parti që thirret në krahun e luftës nuk ka qenë në gjendje të sjellë në tavolinë një veprimtar të çështjes kombëtare. Përkundër thirrjeve të tyre për 25 vite në emër të luftës dhe veprimtarisë kombëtare e politike, nuk arritën të vlerësojnë asnjë nga numri i madh i njerëzve që kanë kontribuar për këtë vend. Besoj se kanë menduar që ne do t’ua votonim kandidatin, pasi vullneti ynë ka qenë që të mos e çojmë vendin në zgjedhje të reja”, ka thënë ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Sa u përket pretendimeve dhe deklarimeve publike të PDK-së se nuk kanë propozuar emra për president sepse nuk kanë pasur besim se do t’u votohet kandidati, Bajrami është shprehur se qëndrimi publik i partisë përfaqësohet nga Sami Lushtaku, e jo nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.

“Unë mendoj se qëndrimi publik është ai i Sami Lushtakut. Ai thotë se, sikur të ishte pyetur, do ta rrëzonte Albin Kurtin sa herë që do t’i jepej mundësia, çdo ditë. Pra, ky është qëndrimi që shihet publikisht si i PDK-së, ndërsa të tjerat janë të parëndësishme. Në PDK, Bedri Hamza është i ngarkuar vetëm me pjesëmarrje në videot që i shpërndan faqja e partisë dhe ndoshta ka një ulëse në zyrat e PDK-së, por jo në pozicionin kryesor vendimmarrës. Vendimet, sipas tij, merren diku tjetër, prandaj edhe nuk kanë guxuar të nxjerrin një kandidat”, ka deklaruar ai.

I pyetur nëse opozita mban përgjegjësi për mundësinë e zgjedhjeve të reja, Bajrami është përgjigjur pohueshëm.

“Sigurisht, sepse ua kemi dhënë të gjitha mundësitë. Nëse opozita do t’i kishte marrë 51 për qind të votave, nuk do t’ju kishte ftuar si parti opozitare për diskutime, madje as nuk do t’ju kishte dërguar ndonjë mesazh”, ka përfunduar Bajrami./teve1.info/

Tags: Alban Bajramibedri hamzaLVVpdkSami Lushtaku
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Specialja: Të paraburgosurit mund të vizitojnë Kosovën për arsye humanitare

Vetëm 80 ulëse në sallë për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Marrëveshja për presidentin: Konsensus me shumë pikëpyetje

Marrëveshja për presidentin: Konsensus me shumë pikëpyetje

Maqedonci takon ministrin turk të Mbrojtjes, uron pesë oficerët kosovarë të diplomuar në Turqi

Maqedonci takon ministrin turk të Mbrojtjes, uron pesë oficerët kosovarë të diplomuar në Turqi

​Hamza: Do të ankohemi në Kushtetuese pasi Haxhiu s’na dekretoi dy anëtarë në KQZ

Real Madrid e transferon talentin e ri të Racing Santander

TIME rendit Mira Muratin mes 100 personave më të fuqishëm të Inteligjencës Artificiale

TIME rendit Mira Muratin mes 100 personave më të fuqishëm të Inteligjencës Artificiale

​Hamza: Do të ankohemi në Kushtetuese pasi Haxhiu s’na dekretoi dy anëtarë në KQZ

Sejdiu për President, Abdixhiku mbledh nesër Kryesinë dhe grupin parlamentar

Arrihet marrëveshja VV– LDK – Bekim Sejdiu, kandidat konsensual i propozuar për President

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën