TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Babai i Diana Kastratit: Nuk është me rëndësi a i marrim 30 mijë a 30 milionë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Babai i Diana Kastratit: Nuk është me rëndësi a i marrim 30 mijë a 30 milionë

Kur janë bërë gati 12 vjet që nga vrasja e Diana Kastratit, Gjykata e Apelit e Kosovës ka vendosur që Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës të paguajnë 30 mijë euro dëmshpërblim prindërve të Diana Kastratit, e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj, Adnan Jashari, më 18 maj të vitit 2011 në Prishtinë.

Kjo vjen tri vjet pasi Avokatura e Shtetit kishte kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Prizrenit që shteti i Kosovës t’i paguante dëmshpërblim familjes prej 95 mijë eurosh. Sipas tyre dëmshpërblimin duhej ta paguante KGJK-ja.

Por babai i Diana Kastratit, Gëzim Kastrati vlerëson që ankesa e Avokaturës bie në kundërshtim me një aktgjykim të Apelit.

“Vet ankesa e krijuar e tillë tenton ta arsyetojë që ka marrë një masë ndëshkuese ndaj një gjyqtari i cili nuk ka vepru. Masë ndëshkuese e cila ka qenë qesharake. Dy paga nga 50 % iu ka hjek prej pagës. Ai e ka vazhdu përsëri punën. Përpos asaj edhe akterë tjerë përkundrazi janë avancuar në pozicione duke filluar prej Matifete Saliukës dhe të tjerëve. Nëse e analizojmë këtë dhe Aktgjykimin e Apelit është me të vërtetë e papranueshme”, ka thënë Kastrati.

Sipas tij nuk është me rëndësi dëmshpërblimi sa të mirret një vendim i drejtë

“Unë këtë s’e pranoj, vlera nuk më intereson. A është 30 mijë, a 30 milionë, ajo është çështje krejt tjetër. Ideja është që të marrim vendimin e drejtë, të sanksionohen institucionet qofshin ata kush qofshin. Ne e kemi denoncuar përveç Këshillit Gjyqësor edhe Republikën e Kosovës, shtetin e Kosovës. Jo ta zbërthej, ai ose ky ka pas faj. Për mosveprim si pasojë ka ndodh një tragjedi”, ka thënë ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Po vazhdojmë përpjekjet për ta përmbyllur me sukses zgjedhjen e presidentit

Kurti: Po vazhdojmë përpjekjet për ta përmbyllur me sukses zgjedhjen e presidentit

Apeli kthen në rigjykim rastin e Çedomir Aksiç i dënuar për krime lufte

Apeli kthen në rigjykim rastin e Çedomir Aksiç i dënuar për krime lufte

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, nga Dubai e Izraeli qytetarët rrëfejnë për Tëvë1 situatën në terren

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, nga Dubai e Izraeli qytetarët rrëfejnë për Tëvë1 situatën në terren

Haxhiu: Kuvendi s’ka nominime për President, zgjedhjet kosto e panevojshme

Haxhiu: Kuvendi s’ka nominime për President, zgjedhjet kosto e panevojshme

Kurti: Po vazhdojmë përpjekjet për ta përmbyllur me sukses zgjedhjen e presidentit

Kurti: Po vazhdojmë përpjekjet për ta përmbyllur me sukses zgjedhjen e presidentit

Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme: Mbyllje masive objektesh nafte dhe gazi, rriten çmimet

Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme: Mbyllje masive objektesh nafte dhe gazi, rriten çmimet

Apeli kthen në rigjykim rastin e Çedomir Aksiç i dënuar për krime lufte

Apeli kthen në rigjykim rastin e Çedomir Aksiç i dënuar për krime lufte

Ramadani beson në mbijetesën e Lecces

Ramadani beson në mbijetesën e Lecces

Rafineria më e madhe e naftës në Arabinë Saudite pezullon punën pas sulmit iranian

Rafineria më e madhe e naftës në Arabinë Saudite pezullon punën pas sulmit iranian

Gruda në planet e selektorit Nagelsmann për Botëror

Gruda në planet e selektorit Nagelsmann për Botëror

Arrin në 555 numri i viktimave në Iran pas sulmeve ajrore izraelito-amerikane

Arrin në 555 numri i viktimave në Iran pas sulmeve ajrore izraelito-amerikane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën