TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Avokati i komisioneres së arrestuar të VV-së: Klientja ime ka nënshkruar dokumentin pa e ditur përmbajtjen

by teve1
8 muaj ago
6
A A
Avokati i komisioneres së arrestuar të VV-së: Klientja ime ka nënshkruar dokumentin pa e ditur përmbajtjen

Gent Gjini, avokati i një komisionereje të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila është arrestuar nën dyshimin për manipulim të votave, ka deklaruar se klientja e tij ka nënshkruar një dokument pa e ditur përmbajtjen e tij.

Në emisionin “Mesditë” në Televizionin Tëvë1, Gjini ka theksuar se komisionerja ka vepruar me besimin se procesi i numërimit të votave ishte zhvilluar në mënyrë të rregullt, ashtu si në herët e kaluara.

“Kandidatja, komisionerja nga Lëvizja Vetëvendosje të cilën e përfaqësoj unë, në fund thjesht ka nënshkruar dokumentin sepse ka menduar se procesi ka shkuar në mënyrë të rregullt. Nuk e amnistoj askënd, veprimet e hetuesve dhe policisë janë të përshëndetshme, por duhet të ndahet shapi nga sheqeri,” ka deklaruar Gjini.

Ai ka shtuar se, sipas klientes së tij, nuk ishte hera e parë që merrte pjesë në numërimin e votave dhe se në proceset e mëparshme nuk kishte pasur probleme.

“Ajo ka shkuar me idenë se nuk ekzistojnë më raste të manipulimit të votave si më parë, dhe vetëm pas dy javësh ka kuptuar që ka ndodhur vjedhje e votave,” ka thënë Gjini.

Avokati gjithashtu ka komentuar për rolin e komisionerëve dhe vëzhguesve, duke theksuar se disa mungesa njohurie dhe pak mendjelehtësi janë shfaqur, por sipas tij, keqpërdorimi më i madh ka ndodhur përmes përdorimit të kompjuterëve.

“Shpërputhja më e madhe dhe keqpërdorimi më i madh, sipas meje, ka ndodhur me kompjuter. Aty dyshoj se është bërë manipulimi i madh,” ka shtuar Gjini.

Ndryshe, më shumë se 100 zyrtarë të angazhuar nga komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) janë ftuar për intervistim nga organet e drejtësisë nën dyshimin për manipulim me vota në Prizren në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave./teve1.info/

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Thirrje e madhe nga “Liria ka Emër”: Diaspora të bashkohet në Hagë më 15 dhe 16 shtator

Thirrje e madhe nga “Liria ka Emër”: Diaspora të bashkohet në Hagë më 15 dhe 16 shtator

Mbrojtja e quan ‘marrëzi ligjore’ dosjen e prokurorisë ndaj Hashim Thaçit

Mbrojtja e quan ‘marrëzi ligjore’ dosjen e prokurorisë ndaj Hashim Thaçit

Syla nga OVL-UÇK: Jemi të gatshëm për datën 12, por edhe për datën 16 shtator

Syla nga OVL-UÇK: Jemi të gatshëm për datën 12, por edhe për datën 16 shtator

Musliu-Shoshi: 16 shtatori duhet ta gjejë Kosovën me institucione, përndryshe LVV mban përgjegjësi politike

Sulmet iraniane dëmtuan avionët amerikanë në bazën në Jordani, thotë zyrtari amerikan

Sisteme sekrete të përdorura nga Izraeli në vrasjet masive të civilëve në Gaza zbulohen në një film të ri

Sisteme sekrete të përdorura nga Izraeli në vrasjet masive të civilëve në Gaza zbulohen në një film të ri

Musliu-Shoshi: 16 shtatori duhet ta gjejë Kosovën me institucione, përndryshe LVV mban përgjegjësi politike

Musliu-Shoshi: 16 shtatori duhet ta gjejë Kosovën me institucione, përndryshe LVV mban përgjegjësi politike

Huthitë thonë se lundrimi në Detin e Kuq mbetet i sigurt për transportin global detar

Huthitë thonë se lundrimi në Detin e Kuq mbetet i sigurt për transportin global detar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën