TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

AUV tërheq nga tregu një seri të qumështit VITA 3.2%, analizat konfirmojnë tejkalimin e aflatoksinës

by teve1
49 sekonda ago
0
A A
AUV tërheq nga tregu një seri të qumështit VITA 3.2%, analizat konfirmojnë tejkalimin e aflatoksinës

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të një serie të qumështit VITA UHT me 3.2% yndyrë, pasi analizat laboratorike në Kosovë dhe Austri kanë konfirmuar tejkalimin e nivelit maksimal të lejuar të aflatoksinës M1.

Sipas njoftimit të AUV-së, bëhet fjalë për produktin e prodhuar nga kompania ABRAZEN SH.P.K. (Qumështorja VITA), në paketim prej një litri.

Seria për të cilën është marrë masa ka datën e prodhimit 18 korrik 2026 dhe afatin e përdorimit deri më 18 janar 2027.

Konfirmimi i fundit laboratorik është bërë nga Instituti për Sigurinë e Ushqimit në Linz, në kuadër të Agjencisë Austriake për Shëndetësi dhe Siguri Ushqimore (AGES). Analizat kanë evidentuar përqendrim të aflatoksinës M1 prej 0.065 µg/kg, ndërsa kufiri maksimal i lejuar është 0.050 µg/kg.

Ky rezultat është në përputhje me analizat e Laboratorit të Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë, i cili kishte konstatuar tejkalim të nivelit të lejuar në tri mostra të qumështit VITA 3.2%.

AUV u ka bërë thirrje konsumatorëve që të mos e konsumojnë këtë seri të produktit dhe ta kthejnë atë në pikën e shitjes ku e kanë blerë.

Agjencia ka sqaruar se tërheqja nga tregu vlen vetëm për serinë e identifikuar, ndërsa produktet dhe seritë e tjera të të njëjtit prodhues nuk përfshihen në këtë masë. Verifikimet përkatëse janë ende në vazhdim.

Në njoftim bëhet e ditur gjithashtu se ky nuk është rasti i parë që lidhet me produkte të këtij prodhuesi. Më herët, analizat e kryera në Maqedoninë e Veriut kishin evidentuar tejkalim të nivelit të lejuar të aflatoksinës M1 edhe në dy mostra të qumështit LAND Milk UHT 3.2%, me përqendrime prej 0.100 dhe 0.139 µg/kg.

Aflatoksina M1 është substancë toksike që mund të kalojë në qumësht përmes ushqimit të kontaminuar të kafshëve. Ekspozimi afatgjatë ndaj saj mund të paraqesë rrezik për shëndetin e konsumatorëve.

Ndërkohë, AUV ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet dhe analizat laboratorike në të gjithë zinxhirin ushqimor, duke përfshirë fermat, ushqimin e kafshëve, përpunimin e qumështit, importin dhe shpërndarjen në treg.

Agjencia ka paralajmëruar se, varësisht nga rezultatet e kontrolleve të mëtejshme, mund të ndërmerren edhe masa të tjera administrative dhe ligjore ndaj operatorit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çmimi i paqes në Ukrainë: Moska kërkon tërheqjen e NATO-s nga Evropa Lindore

Çmimi i paqes në Ukrainë: Moska kërkon tërheqjen e NATO-s nga Evropa Lindore

SHKK dhe BE-ja diskutojnë parandalimin e radikalizimit në burgje

SHKK dhe BE-ja diskutojnë parandalimin e radikalizimit në burgje

Thaçi për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Asgjë nuk bëhet pa skenar, ky është veprim i Marta Kos

Thaçi për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Asgjë nuk bëhet pa skenar, ky është veprim i Marta Kos

Pas tetë vitesh në krye të DRP-së në Gjakovë, Graishta emërohet Këshilltar i Drejtorit Rajonal në Ferizaj

Pas tetë vitesh në krye të DRP-së në Gjakovë, Graishta emërohet Këshilltar i Drejtorit Rajonal në Ferizaj

AUV tërheq nga tregu një seri të qumështit VITA 3.2%, analizat konfirmojnë tejkalimin e aflatoksinës

AUV tërheq nga tregu një seri të qumështit VITA 3.2%, analizat konfirmojnë tejkalimin e aflatoksinës

Çmimi i paqes në Ukrainë: Moska kërkon tërheqjen e NATO-s nga Evropa Lindore

Çmimi i paqes në Ukrainë: Moska kërkon tërheqjen e NATO-s nga Evropa Lindore

Asllani beson në fitore në Dublin

Asllani beson në fitore në Dublin

Asllani: Do të japim maksimumin, synojmë fitore ndaj Iralndës

Asllani: Do të japim maksimumin, synojmë fitore ndaj Iralndës

SHKK dhe BE-ja diskutojnë parandalimin e radikalizimit në burgje

SHKK dhe BE-ja diskutojnë parandalimin e radikalizimit në burgje

Foda para ndeshjes me Iralandën: Do të tentojmë nëpërmjet kundërsulmeve të fitojmë këtë takim

Foda para ndeshjes me Iralandën: Do të tentojmë nëpërmjet kundërsulmeve të fitojmë këtë takim

U21: Kosovë – Luksemburg, publikohet formacioni i “Dardanëve”

Kosova U-21 mundet nga Luksemburgu

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën