TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Autobusët ‘bllokojnë’ komunën – Kryetari Rama i dërgon “selam” ministrit Murati

Edhe sot ka vazhduar protesta e punëtorëve të trafikut urban dhe linjave private që operojnë në Prishtinë. E forma e protestë ishte më ndryshe, në shenjë pakënaqësie parkuan autobusët para objektit të Komunës dhe rrugëve të qytetit.

by Fëllënza Krasniqi
5 muaj ago
0 0
A A

Në ora 9 e mëngjesit dhjetëra autobus të linjave publike dhe private u stacionuan para Komunës së Prishtinës.

Madje ata bllokuan edhe disa rrugë në kryeqytet.

Punëtorët e autobusëve kishin vetëm një kërkesë, shlyerjen e borxheve që komuna i ka këtyre, në mënyrë që të rifllojnë punën.

Në shenjë pakënaqësie për dy orë radhazi, qëndruan këtu.

 “Ministria ka alokuar ditën e premte 3.2 milionë, komuna i ka alokuar për Trafikun Urban 680 mijë euro, nuk janë pjesë e asaj që mbulojnë shpenzimet e naftës që kemi borxh 1 milion, i kemi 800 mijë euro borxh punëtorëve për dy rroga, 100 mijë euro po na shkëputet kontrata për sigurime shëndetësore se kemi borxh. Komuna nuk po reflekton, na detyron neve kinse ministria nuk i ka alokuar paratë”, ka thënë Gashi.

Operatorët privat, thonë që këto mjete nuk po mjaftojnë as për ta.

“Autobusët nuk dalin në qarkullim pa u kryer pagesat, nuk kemi mundësi, është alokuar një shumë e vogël simbolike që nuk i plotëson kërkesat tona dhe nuk kemi mundësi me i kry obligimet ndaj furnitorëve tonë që me vazhduar shërbimin ndaj qytetarëve, ju kërkoj ndjesë qytetarëve dhe i falënderojë për durimin që e kanë”, është shprehur përfaqësuesi i shoqatës.

E se protesta do të vazhdojë deri në shlyerjen e borxheve që ka Komuna ndaj këtyre ndërmarrjeve tregoi Ismet Haliti, sekretar i sindikatës në sektorin privat.

“Forma e organizimit nesër do të ndërrojë, po merr karakter politik kjo protestë e jona, që zero politikë ka në këtë protestë. Kështu që nga nesër do të mbajmë protestën mes Qeverisë dhe Komunës, punën do vazhdojmë kur të dalin mjetet për pesë muaj”, ka theksuar Haliti.

Për disa muaj radhazi nuk përfituan pagesë nga Komuna as linja “24 Yjet”.

“Ne i kërkojmë ato që kemi punuar, kemi dhënë djersë dhe jemi ata që mbajmë familje. Sikur gjithë të tjerët që marrin paga edhe ne i kërkojmë ato për të mbijetuar”, është shprehur përfaqësues i “24 yjet”.

Përfaqësuesit sindikalistë kërkuan llogari nga  i pari i Komunës, ku ky i fundit edhe sot i priti në takim.

E nga takimi, dolën pa zgjidhje. ani pse Përparim Rama tha se  është i gatshëm për takim me ministrin e financave në çdo kohë për të gjetur zgjidhje.

“Qiti paret minstër, qiti paret  menjëherë”, ka thënë Rama.

Rama, gjatë ditës mbajti edhe një konferencë për media, në të cilën tregoi se kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme.

“Ne kemi thirr edhe seancë të jashtëzakonshëm për të enjten, me mandatarët ekzistues të votojmë edhe për bartjen e cila ka qenë e bllokuar edhe aj, po tash besoj e kemi një mendësi të ndryshuar për me votu barjten që janë edhe 28 milion tjera shtesë  i kemi 35 milionë të bllokuara tash e sa muaj tash, të enjten do ta fusim në seancë edhe 28 milionë të tjera, i thërras të gjithë asamblist që të votojmë edhe 28 milion që kryeqyteti të ketë opsione”, ka përfunduar Rama.

E kryesindikalisti  i trafikut urban, thotë që kanë marrë një premtim që kjo pikë e rendit të ditës do të votohet të enjten.

Protesta e punënonjsëve  të autobusëve do të vazhdoj edhe të mërkurën.

Tags: Teve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Plagosja e dyfishtë në Ferizaj, 32-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Emisioni “Info Nata” 10.04.2026

Një i vdekur e dy të lënduar nga një aksident mes dy motoçikletave në Livoç të Ulët të Gjilanit

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën