TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Astronomët thonë se kanë zbuluar yllin e parë të gjelbër

by teve1
3 javë ago
0
A A
Astronomët thonë se kanë zbuluar yllin e parë të gjelbër

Astronomët që analizojnë yjet xhuxhë të bardhë kanë gjetur për herë të parë një yll që do të dukej i gjelbër për sytë e njeriut, sipas një studimi të ri.

Ndërsa për shumicën e yjeve, ngjyra varet nga temperatura dhe kufizohet në disa nuanca, xhuxhët e bardhë, të cilët janë mbetjet e dendura të yjeve të ngjashëm me diellin që kanë vdekur, mund të shkëlqejnë në një gamë të pabesueshme ngjyrash, tha autori kryesor i studimit Mark Hollands, një astrofizikan pranë Universitetit Warwick, Angli.

“Ngjyrat që yjet normalë mund të kenë janë praktikisht vetëm portokalli, të bardha ose blu. Ajo që gjetëm është se, për shumicën e xhuxhëve të bardhë, kjo është gjithashtu e njëjtë. Por ka disa raste të veçanta ku fizika në shtresat e jashtme të këtyre yjeve është mjaftueshëm e çuditshme saqë shkakton devijime mjaft të mëdha në aspektin e spektrit të tyre”, tha ai.

Këto devijime janë për shkak të bashkëveprimit midis heliumit në atmosferën e tyre dhe gjurmëve të elementëve të tjerë, të cilët ndryshojnë midis xhuxhëve të bardhë, varësisht nga materiali që ka bashkëvepruar me yllin gjatë jetës së tij.

“Për shembull, hekuri, magnezi dhe natriumi, elementë që gjenden zakonisht në shkëmbinj, mund të gjenden në sipërfaqe – prova të mundshme të një sistemi të mëparshëm planetar aty pranë, ose nga “diçka si një asteroid që i afrohet shumë xhuxhit të bardhë”, shpjegoi Hollands.

“Ai copëtohet në pluhur, dhe pastaj ato copa shkëmbore pluhuri dhe mbeturinash bien mbi xhuxhin e bardhë. Dhe pastaj kjo përzihet në shtresat e jashtme, dhe pastaj mund ta përdorni atë për të matur se nga çfarë është bërë lënda shkëmbore”, tha Hollands për CNN.

Për këtë studim, Hollands shqyrtoi 151 yje të njohur xhuxhë të bardhë që janë brenda 20 parsekësh ose rreth 65 vit drite nga Toka. Sa i përket yllit të gjelbër, elementët kryesorë të pranishëm janë kalciumi, natriumi dhe litiumi.

Ndërsa asnjë yll xhuxh i bardhë nuk mund të shihet direkt nga Toka, Hollands ishte në gjendje të llogariste ngjyrën e tyre duke përdorur të dhënat e spektrit të yjeve, të cilat një deklaratë nga studiuesit i përcakton si “gjurma e gishtit” e prodhuar kur drita e yjeve ndahet nga gjatësia e valës, ashtu si një prizëm ndan rrezet e diellit në një ylber.”

Ndryshe, përparimet në teknikat shkencore do t’u mundësojnë studiuesve të shqyrtojnë një grup të ri yjesh, të cilët ndodhen edhe më larg Tokës.

Studimi u botua në revistën RAS Techniques and Instruments, transmeton KosovaPress.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Emisioni “Info Nata” 09.11.2026

Emisioni “Info Nata” 09.11.2026

Mos e jepni kudo adresën tuaj të emailit, një pakujdesi mund t’ju kushtojë më shumë nga sa mendoni

Mos e jepni kudo adresën tuaj të emailit, një pakujdesi mund t’ju kushtojë më shumë nga sa mendoni

Suedia ndalon ChatGPT dhe Claude në kompjuterët e punës të administratës shtetërore

Suedia ndalon ChatGPT dhe Claude në kompjuterët e punës të administratës shtetërore

Inteligjenca artificiale po ndryshon tregun e punës, por këta punonjës do të kenë avantazh

Inteligjenca artificiale po ndryshon tregun e punës, por këta punonjës do të kenë avantazh

Murtezaj: Kosova e meriton avancimin në rrugën drejt integrimit evropian, por krizat politike po e pengojnë

Murtezaj: Kosova e meriton avancimin në rrugën drejt integrimit evropian, por krizat politike po e pengojnë

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, u godit nga rryma gjatë riparimit të defektit

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, u godit nga rryma gjatë riparimit të defektit

Emisioni “Info Nata” 09.11.2026

Emisioni “Info Nata” 09.11.2026

Mos e jepni kudo adresën tuaj të emailit, një pakujdesi mund t’ju kushtojë më shumë nga sa mendoni

Mos e jepni kudo adresën tuaj të emailit, një pakujdesi mund t’ju kushtojë më shumë nga sa mendoni

Kurti në Paris kërkon mbështetjen e Francës për integrimin e Kosovës në BE dhe NATO

Kurti në Paris kërkon mbështetjen e Francës për integrimin e Kosovës në BE dhe NATO

​Shqipëria deri në 110 euro për fëmijë, Kosova nis rritjen e shtesave – kush përfiton më shumë?

​Shqipëria deri në 110 euro për fëmijë, Kosova nis rritjen e shtesave – kush përfiton më shumë?

Rama: Pagesa për Trafikun Urban u realizua, falënderim punëtorëve për korrektësinë

Rama për projektin në Ulpianë: Fontana nuk preket, gjithçka varet nga vendimi i banorëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën