Një protestues është arrestuar pak më parë në sheshin e Prishtinës, gjatë protestës që po zhvillohet lidhur me miratimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.
I arrestuari, ka thënë se ka dalë në protestë për të mbrojtur UÇK-në.
“30 vjet mas luftës duhet me dalë në këtë shesh me mbrojtë UÇK-në. Ky është vetë veteran lufte, po s’po e përmend emrin se kam respekt”, ka deklaruar ai.
Ai ka kritikuar edhe veprimin e Policisë së Kosovës, duke thënë se personi që po e shoqëronte drejt stacionit policor është veteran i luftës.
“Krimi më i rëndë sot është me thënë UÇK. Keni kujdes, burra e gra, mos thoni UÇK se të arrestojnë”, ka thënë ai.
Gjatë shoqërimit të tij drejt stacionit policor, një grup qytetarësh është afruar dhe u ka kërkuar zyrtarëve policorë që t’ia lirojnë duart. Policët u kanë thënë se vendosja e prangave është pjesë e procedurës.
Protesta në sheshin e Prishtinës po vazhdon, ndërsa situata mbetet e tensionuar.











