Një grua , shtetase e Shqipërisë është arrestuar të dielën nga Policia e Kosovës në Lipjan, për keqtrajtim të fëmijës së mitur.
Policia ka thënë se me vendim të prokurorit ajo është liruar në procedurë të rregullt dhe se rasti është duke u hetuar.
“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e R. Shqipërisë, pasi që ka keqtrajtuar fëmiun e saj të mitur. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./teve1.info/








