TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Arrestohet gruaja që sulmoi gazetaret

Është dërguar në mbajtje për 48 orë, gruaja që sulmoi të mërkurën dy gazetare. Njëra prej tyre ka treguar për shqetësimin e krijuar si pasojë e sulmit të vazhdueshëm që e dyshuara ua kishte bërë.

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
0
A A
Arrestohet gruaja që sulmoi gazetaret

Nga pasditja e së mërkurës, e sërish edhe paraditën e së enjtes, orientimin e kishte kah Policia e Kosovës.

Gazetarja, Lindita Berisha, pas dhënies së deklaratës për sulmin që iu bë nga një grua gjatë orarit të punës në Rrugën C në kryqytet, ende kishte procedura për t’u kryer përpara organeve të rendit.

Atë e kishte shqetësuar edhe një telefonatë e sulmueses në redaksinë e medias lajmi.net, ku punon.

“Personi që na ka sulmu, çohet në mëngjes herët, edhe thirr në numrin në redaksi edhe kërkon që pamjet me u largu. Kjo ka qenë prapë shqetësuese për mua, se e di që ai person është i lirë, edhe vazhdimisht ndihna e kërcënume, se për shembull unë mundem me dal edhe ai person me më sulmu prapë”, ka thënë gazetarja Lindita Berisha.

Mirëpo, organet e rendit janë vënë në lëvizje.

Prokuroria ka njoftuar se gruaja, M.B, është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

“Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe grumbullimit të provave shtesë, si dhe riintervistimit të njërit nga të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e M.B., e dyshuar për shkak të veprave penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, sipas KPRK-së. E njëjta është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa është intervistuar edhe një person i dyshuar i përfshirë në këtë rast. Po ashtu, në këtë çështje penale janë marrë deklaratat e palëve të dëmtuar dhe në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë veprime të tjera hetimore”, thuhet në vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Gazetarja Berisha shpjegon se sulmi ndaj saj dhe koleges tjetër, Fjolla Hyeseni ka vazhduar për gati një orë, e që gjithçka lidhej me pamjet që ato i kishin sulmueses dhe një personi tjetër, duke sulmuar taksistin me të cilin gazetaret kishin shkuar për të përcjellur një ngjarje.

“Ne jemi mundu qysh e keni pa edhe në video me i ikë sulmit, por ajo ka vazhdu. Na ka mbajt peng çka është më e keqja. Nuk na la me u largu, faktikisht na ka sulmu vazhdimisht, dhe ideja e saj ishte të na merrte telefonat dhe t’i fshinte videot ku ajo shihet duke sulmuar taksistin”, ka treguar Berisha.

Të shqetësuar me gjuhën e përdorur nga sulmuesja janë edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

“E konsideron si rrezik të lartë për sigurinë fizike të gazetarëve derisa janë duke e bërë punën e tyre. Një shqetësim tjetër që jemi përballur pasi e kemi parë videon është gjuha ofenduese, fyese, denigruese dhe seksiste që bëhet vazhdimsht ndaj dy gazetareve në fjalë nga personat e dyshuar në këtë rast”, tha anëtarja e Bordit, Florandë Morina.

Ky rast i sulmit të gazetarëve ka ngjallur reagime të shumta.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident me fatalitet në Prizren, vetura përplas për vdekje 34-vjeçarin

Mehmeti: Pendarovski erdhi në Prishtinë për mbështetje, por nuk u përfill

Mehmeti: Pendarovski erdhi në Prishtinë për mbështetje, por nuk u përfill

Furnizimi me ujë ndërpritet në disa fshatra dhe lagje të Fushë-Kosovës

Në këtë rrugë të Prishtinës sonte ndërpritet furnizimi me ujë

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

“Këndi i Kimit”- 18.03.2026

“Këndi i Kimit”- 18.03.2026

Liverpooli vazhdon në Ligën e Kampionëve, eliminon Galatasarayn

Liverpooli vazhdon në Ligën e Kampionëve, eliminon Galatasarayn

Bayerni eliminon Atalantan, përballet me Realin në çerekfinale

Bayerni eliminon Atalantan, përballet me Realin në çerekfinale

“Info Nata”- 18.03.2026

“Info Nata”- 18.03.2026

Atletico humb, avancon tutje në Champions

Atletico humb, avancon tutje në Champions

Skandali i Batatinës, ia përmend fatkeqësinë në familje gjyqtarit Fatlum Berisha

Skandali i Batatinës, ia përmend fatkeqësinë në familje gjyqtarit Fatlum Berisha

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën