Policia e Kosovës ka arrestuar D.K, 30-vjeçar për kanosje me armë në Fushë Kosovë.
I njëjti pas verifikimit në të dhënat e policisë ka rezultuar se ishte i kërkuar edhe për vrasje në tentativë, kansoje, lëndim i lehtë trupor dhe posedim i narkotikëve, raporton teve1.info
“D.K. mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar për një rast kanosje me armë të raportuar me 15 maj 2023, dhe i njëjti pas verifikimit, në të dhënat e policisë ka rezultuat se ishte i kërkuar për së paku pesë raste të tjera( vrasje në tentativë, lëndim trupor, kanosje, posedim i narkotikëve) si dhe tri urdhëresa aktive nga gjykata”, thuhet në njoftim.
Tutje, policia ka bërë të ditur se tek i dyshuari ka gjetur dhe sekuestuar një armë zjarri, nëntë fishek dhe sasi të substancës narkotike.
Kurse, personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për rastet në të cilat dyshohet të jetë i përfshirë./teve1.info